Mickoski: Nëse do të ketë rritje të çmimit rrymës, do të jetë rritje e “parëndësishme” deri në tre përqind

Nuk pres rritje të çmimit të rrymës, por nëse do të ndodhte rritje do të ishte minimale, nga një në tre përqind, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Pritjet e tilla, siç theksoi ai, bazohen në konsolidimin gradual të EMV që është bërë në katër-pesë muajt e fundit, gjendjen me sasitë e thëngjillit, si dhe prokurimin […]

Nëntor 12, 2024 - 18:00
 0  5
Mickoski: Nëse do të ketë rritje të çmimit rrymës, do të jetë rritje e “parëndësishme” deri në tre përqind
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Nuk pres rritje të çmimit të rrymës, por nëse do të ndodhte rritje do të ishte minimale, nga një në tre përqind, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Pritjet e tilla, siç theksoi ai, bazohen në konsolidimin gradual të EMV që është bërë në katër-pesë muajt e fundit, gjendjen me sasitë e thëngjillit, si dhe prokurimin e gazit natyror, transmeton Portalb.mk.

“E grabitën EMV-në për shtatë vjet dhe tani në katër-pesë muaj kemi bërë mrekulli për të konsoliduar kompaninë që të mos ketë rritje (të çmimit të energjisë elektrike) ose nëse do të ketë, do të jetë në intervalin prej dy deri në tre për qind”, tha Mickoski.

Ai përsëriti se nuk pret rritje prej 10, 15 apo 20 përqind, por një përqindje të “parëndësishme” nga një deri në tre për qind”.

Të premten pritet që EMV të dorëzojë ofertën e saj tek furnizuesi universal, pas së cilës duhet të merret vendimi për çmimin e energjisë elektrike.

Ndryshe, muajin e kaluar, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski, njoftoi se për momentinnuk do të vendoset orë shtesë për rrymë të lirë ditore. Ai tha se deri në fund të vitit nuk ka kushte për këtë ndryshim për shkak të kushteve të tregut.

Kujtojmë se sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 6.625 denarë për KWh, që paraqet rënie për 9.1 % krahasuar megjysmëvjetorin e dytë të vitit 2023.