Mickoski për vizitë në Turqi, Erdogan: Marrëdhëniet tona janë të fuqishme sa Ura e Gurit në Shkup

Këshilli për bashkëpunim në nivel të lartë është hap i rëndësishëm për relacionet mes dy shteteve qëllimi i të cilit është thellim dhe intensifikim të bashkëpunimit në të gjitha sferat që janë me interes të përbashkët, theksoi kryeministri Mickoski në konferencën e përbashkët për media me presidentin turk Erdogan. Ai tha se Turqia është një […] The post Mickoski për vizitë në Turqi, Erdogan: Marrëdhëniet tona janë të fuqishme sa Ura e Gurit në Shkup appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 28, 2025 - 23:00
 0  5
Mickoski për vizitë në Turqi, Erdogan: Marrëdhëniet tona janë të fuqishme sa Ura e Gurit në Shkup

Këshilli për bashkëpunim në nivel të lartë është hap i rëndësishëm për relacionet mes dy shteteve qëllimi i të cilit është thellim dhe intensifikim të bashkëpunimit në të gjitha sferat që janë me interes të përbashkët, theksoi kryeministri Mickoski në konferencën e përbashkët për media me presidentin turk Erdogan. Ai tha se Turqia është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm ekonomikë dhe se qëllimi është që të rriten investimet turke në Maqedoni dhe të krijohen mundësi për kompanitë maqedonase në tregun turk.

“Tashmë kemi shumë shembuj pozitivë të kompanive turke që punojnë te ne në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, dhe nga ana tjetër siç publikuam kohë më parë, kemi bashkëpunim në pjesën e energjetikës me një kompani të madhe dhe të rëndësishme për investime në ndërtimin e centraleve ko-gjenerative dhe të gazit, rrjetit të gazit dhe të ujit të ngrohtë me lartësi prej, do të thosha, deri një miliard dollarësh”, tha Mickoski.

Presidenti turk Erdogan theksoi se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve duhet të avancohet ndërsa kanë folur edhe për përmirësimin e bashkëpunimit në sferën ushtarake. Ai e theksoi rëndësinë e komunitetit turk në vend duke thënë se marrëdhëniet tona janë të fuqishme sa Ura e gurit në Shkup.

Vitin e kaluar kishim shkëmbim tregtar prej rreth një miliard dollarësh dhe mendoj se duhet ta përmirësojmë këtë. Mendoj se duhet të rishqyrtohet edhe Marrëveshja për tregti të lirë mes dy vendeve. Pastaj mendoj se marrëdhëniet që i kemi sidomos në sferën ushtarake dhe në sferën e industrisë së mbrojtjes mendoj se edhe ato duhet t’i rishqyrtojmë më mirë. Marrëdhëniet tona mbi 30 vjet janë të fuqishme sa është Ura e gurit në Shkup”, është shprehur Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan nuk la pa e përmendur FETO-n, për çka tha se miqësia e përbashkët është nën presionin e kësaj organizate. Njëkohësisht folën edhe për gjendjen me luftën në Ukrainë për çka kanë vlerësuar se kjo duhet të zgjidhet përmes negociatave, siç ishte për Palestinë duke u rënë dakord se ky konflikt i hapur duhet të tejkalohet me formim të dy shteteve.

The post Mickoski për vizitë në Turqi, Erdogan: Marrëdhëniet tona janë të fuqishme sa Ura e Gurit në Shkup appeared first on InfoShqip.com.