FIT-it i ofrohet shërbim dentar falas, Mehaj jep detaje

Kirurgu oral, Fisnik Mekaj ka ofruar shërbime dentare falas për të gjithë anëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese (FIT). Këtë e bëri të ditur ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook Ish-ministri shprehet falënderues për këtë gjest bujar. “Shpesh krenohem me njerëz të kombit tim, dhe një nga këto raste ishte dje, kur

Mars 31, 2025 - 18:00
 0  5
FIT-it i ofrohet shërbim dentar falas, Mehaj jep detaje
fit-it-i-ofrohet-sherbim-dentar-falas,-mehaj-jep-detaje

fit-it-i-ofrohet-sherbim-dentar-falas,-mehaj-jep-detaje

Kirurgu oral, Fisnik Mekaj ka ofruar shërbime dentare falas për të gjithë anëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese (FIT).

Këtë e bëri të ditur ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook

Ish-ministri shprehet falënderues për këtë gjest bujar.

“Shpesh krenohem me njerëz të kombit tim, dhe një nga këto raste ishte dje, kur miku im kirurgu oral i nderuar, Fisnik Mekaj, përmes Advanced Dental Center në Prishtinë, konfirmoi se do t’u ofrojë shërbime dentare falas të gjithë anëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese (FIT). Ky gjest bujar është një shprehje e mirënjohjes për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ruajtjen e rendit publik dhe zbatimin e ligjit në Kosovë. Vepra e doktor Fisnik Mekajt nuk është thjesht simbolike – ajo buron nga njohja e sakrificave që bëjnë çdo ditë pjesëtarët e FIT-it dhe Policisë së Kosovës në përgjithësi. Këta njerëz janë në shërbim të Atdheut 24/7, pa asnjë hezitim, dhe meritojnë jo vetëm respekt, por edhe përkushtimin tonë për t’ua lehtësuar jetën e përditshme. Për këtë arsye, i bëj thirrje Policisë së Kosovës dhe, në veçanti, Sindikatës së Policisë që këtë shërbim (donacion) ta rregullojnë në mënyrë ligjore, duke siguruar që ky akt mirësie të jetë i qëndrueshëm dhe i përputhshëm me parimet e duhura”, ka shkruar Mehaj.

“Kjo nismë më kujton përpjekjet e mia kur isha në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ku mundësuam zbritje në shërbime thelbësore dhe kujdes mjekësor falas për anëtarët e forcave të sigurisë, si dhe zbritje në qindra biznese të tjera. Megjithatë, e di që veprat individuale, sado të çmuara, nuk mjaftojnë. Kosova ka nevojë të përparojë me reforma sistematike, veçanërisht në fushën e sigurimeve shëndetësore për të gjithë ata që i kushtojnë jetën mbrojtjes së vendit. Qeveria e re që do të formohet pas 9 shkurtit duhet ta ketë këtë si një nga prioritetet kryesore. Ata e kanë këtë të drejtë, ndërsa ne si shoqëri kemi detyrën t’i mbështesim”.

Ndër të tjera Mehaj thotë se Kosova është shtet i ri dhe me shumë nevoja, por me vullnet dhe bashkëpunim, çdo sfidë mund të kapërcehet.

“Vendi ynë është i ri dhe me shumë nevoja, por me vullnet dhe bashkëpunim, çdo sfidë mund të kapërcehet. Duke nderuar njerëzit tanë, nderojmë Atdheun, Dëshmorët dhe të gjithë ata që luftuan për një Kosovë të lirë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë! Shembulli i kirurgut oral Fisnik Mekaj dhe klinikës së tij të mirënjohur është për çdo lakmi – ashtu duhet të respektohet Atdheu dhe njerëzit e tij. Faleminderit shum, doktor Fisnik Mekaj”.