Mickoski: Sot fillon pagesa e pensioneve më të larta për 2.500 denarë

Puna e palodhshme sjell rezultate. Kam një lajm të shkëlqyer për të gjithë pensionistët. Që nga sot fillon pagesa e pensioneve më të larta për 2.500 denarë. Me këtë e përmbushëm premtimin tonë për pensione më të larta prej 5.000 denarë, u porositi pensionistëve kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në videofjalimin e sotëm. Kryeministri Mickoski […]

Prill 1, 2025 - 19:00
 0  5
Mickoski: Sot fillon pagesa e pensioneve më të larta për 2.500 denarë

Puna e palodhshme sjell rezultate. Kam një lajm të shkëlqyer për të gjithë pensionistët. Që nga sot fillon pagesa e pensioneve më të larta për 2.500 denarë. Me këtë e përmbushëm premtimin tonë për pensione më të larta prej 5.000 denarë, u porositi pensionistëve kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në videofjalimin e sotëm.

Kryeministri Mickoski theksoi se me këtë u realizua premtimi për rritjen lineare të pensioneve me 5.000 denarë për më shumë se 300.000 pensionistë.

Më shumë se 300.000 pensionistë do të kenë pensione më të larta për 5.000 denarë. Po, Maqedonia ka shumë probleme. Po, ka probleme në çdo pjesë të shoqërisë, por ne jemi këtu për t’i zgjidhur problemet dhe duke i zgjidhur ato, Maqedonia do të jetë sërish krenare, ndërsa në këtë mënyrë Maqedonia do të jetë sërish e juaja.

Urime për pensionet më të larta, i gëzofshi gjatë, me shumë gëzime, dashuri dhe lumturi në familjet tuaja, thotë kryeministri Mickoski.