Dyshohet se u ka shitur “sekrete shtetërore” për 50.000€ “narko-klaneve”, paraburgim për sigurimin e kryeministrit Mickoski
Dyshohet se u ka shitur “sekrete shtetërore” për 50.000€ “na*rko-klaneve”, paraburgim për sigurimin e kryeministrit Mickoski Paraburgim prej 30 ditëve i është shqiptuar truprojës së kryeministrit, Hristijan Mickoski. Bëhet fjalë për një qytetar nga Velesi, nga Drejtoria e gjashtë e MPB-së. Nga Prokuroria thonë se sekretet zyrtare nuk u janë dhënë narko bosëve nga klani […] The post Dyshohet se u ka shitur “sekrete shtetërore” për 50.000€ “narko-klaneve”, paraburgim për sigurimin e kryeministrit Mickoski appeared first on InfoShqip.com.

Dyshohet se u ka shitur “sekrete shtetërore” për 50.000€ “na*rko-klaneve”, paraburgim për sigurimin e kryeministrit Mickoski
Paraburgim prej 30 ditëve i është shqiptuar truprojës së kryeministrit, Hristijan Mickoski. Bëhet fjalë për një qytetar nga Velesi, nga Drejtoria e gjashtë e MPB-së. Nga Prokuroria thonë se sekretet zyrtare nuk u janë dhënë narko bosëve nga klani i Gërçecit siç shkruajnë një pjesë e mediave. Truproja u kap në aksionin e policisë në parking para një hoteli në Veles, ndërsa gjatë bastisjes janë sekuestruar më shumë pajisje dhe dokumente zyrtare, të cilat nuk është dashur fare t’i posedojë.
“I dyshuari për përfitim, ndërsa me qëllim që të publikohen në rrjetet sociale, ka mundësuar që dokumentet zyrtare që paraqesin sekret zyrtar të jenë të qasshme, me qëllim që të përfitojë 50.000 euro nga personi për të cilin kanë qenë dokumentet”, thotë Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar.
Nga Qeveria theksojnë se hetimi është në vijim dhe siguria e Mickoskit nuk është e cenuar. Opozita kërkon që hulumtimi të zgjerohet.
“MPB tha se anëtarë i sigurisë së kryeministrit Mickoski është arrestuar pikërisht për shpalosjen e informacioneve sekrete edhe atë grupit të Gërçecit, por atë që nuk e thotë MPB-ja, që mbetet si mister, është se anëtari i sigurisë, që e ka përzgjedhur personalisht Mickoski, nuk ka fare qasje deri te informacionet sekrete. Kush ia ka dorëzuar ato informacione?”, deklaroi Kuzeska
Nga VMRO-DPMNE u përgjigjën se është hipokrite që LSDM të reagojë nëse arrestohen ato që sillen në mënyrë të papërgjegjshme në shërbim.
“Në vend që ta përshëndesin aksionin e MPB-së dhe të mësojnë se si shteti patjetër të fitojnë ata që e keqpërdorin, LSD është si fëmijë të cilit asgjë nuk mund t’ia qëllosh, vetëm reagojnë sa për të thënë diçka”, tha Manasievski.
Përndryshe për veprën “shpalosje e sekretit zyrtar” Kodi Penal parasheh dënim me burg prej 1 deri në 20 vjet.
The post Dyshohet se u ka shitur “sekrete shtetërore” për 50.000€ “narko-klaneve”, paraburgim për sigurimin e kryeministrit Mickoski appeared first on InfoShqip.com.