Mickoski tha Jo, çka do të ndodh tani me himnin e shtetit?!
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për ditarin qendror të televizionit ALSAT M, tha se mendon për ndryshimin e stemës shtetërore por absolutisht nuk mendon për ndryshimin e himnit The post Mickoski tha Jo, çka do të ndodh tani me himnin e shtetit?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për ditarin qendror të televizionit ALSAT M, tha se mendon për ndryshimin e stemës shtetërore por absolutisht nuk mendon për ndryshimin e himnit maqedonas dhe as që i shkon në mendje të hyjë në një diskutim të tillë.
Kryeministri Mickoski theksoi se himni është një vlerë themelore e një shteti, duke nënvizuar se nuk sheh asnjë arsye pse ai duhet të ndryshohet.
“Himni është vlerë themelore e një shteti, një nga tre atributet thelbësore që e përcaktojnë shtetësinë. Himni përfaqëson gjenezën historike, ai në fakt rrëfen historinë e krijimit të një shteti dhe kombi. Dhe unë nuk shoh asnjë arsye pse ai duhet të ndryshohet apo në cilën pjesë ai duhet të ndryshohet,” ishte decid Mickoski.
Mickoski theksoi se as që i shkon në mendje të diskutojë ose të bisedojë për çështjen e ndryshimit të himnit maqedonas.
“Absolutisht jo, larg qoftë, as nuk është temë diskutimi, as që më shkon në mendje të hyj në ndonjë debat për ndryshimin e tekstit të himnit që pasqyron gjenezën historike të krijimit të këtij shteti. Kush jam unë apo kush jemi ne që ta bëjmë këtë” tha Mickoski.
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka thënë se tema e ndryshimit të stemës së shtetit nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes për koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në dhe nuk është temë me prioritet për qeverinë.
Megjithatë, Mexhiti tha se koalicioni VLEN është i gatshëm të bisedojë për të gjitha temat dhe nëse që hapet tema e ndryshimit të stemës, si simbol nga komunizmi, atëherë edhe himni shtetëror duhet të përshatet me kohën e re.
“Parimisht i kemi biseduar edhe çështjen e stemës, edhe çështjen e himnit. Nëse stema është relikt komunist, atëherë edhe himni vjen nga periudha komuniste, atëherë edhe himnin duhet ta përshtasim me kohën e re, me kohën moderne me frymën evropiane. Mund të jetë një himn vetëm me muzikë jo edhe me tekst, apo teksti të jetë më inkluziv. Ne kemi thënë nëse i hapim këto temë, duhet t’i hapim në pako, ku duhet të jetë edhe ai 20%-shi të zëvendësohet me gjuhë zyrtare, gjuhën shqipe”, tha Mexhiti në emisionin “Dialog te Lajmi.
Megjithatë, edhe pse himni shtetëror vazhdon të përmendet nga eksponent politik shqiptarë në qeveri, partia më e madhe e mazhornacës, VMRO-DPMNE kategorikisht ka bërë të ditur se tema e himnit shtetëror nuk ka qenë fare në diskutim mes partnerëve të koalicionit.
Përndryshe, tema e himnit shtetëror u bë aktuale, pas një deklarate të mëparshme nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili kishte thënë se në momentin e hapjes së temës së stemës shtetërore, koalicioni VLEN është i gatshëm të diskutojë për gjithçka, përfshirë edhe ndryshimin e himnit.
Pas akuzave nga partia opozitare LSDM, javën e kaluar reagoi partia në pushtet VMRO-DPMNE me një deklaratë ku theksoi se nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë diskutim për ndryshimin e himnit. Më parë, LSDM e kishte akuzuar pushtetin se po e devijon vëmendjen e opinionit nga kriza ekonomike duke imponuar tema si ndryshimi i stemës dhe himnit.
Ndërkohë edhe BDI ndan qëndrimin se qeveria e defokuson opinionin me temën e stemës, ndërsa vendi vazhdon të jetë në izolim, kurse qytetarët luftojnë për mbijetesë.
“Familjet e zakonshme nuk mund të përballojnë më koston e jetesës, ndërsa qeveria vazhdon të merret me çështje të pavlera dhe debate të qëllimshme si ajo e stemës për të shmangur vëmendjen nga dështimet e saj. Inflacioni i pakontrolluar ka shkatërruar fuqinë blerëse, qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për të siguruar nevojat bazë, por nuk marrin asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore për të lehtësuar barrën e qytetarëve që sot ndodhen në prag të mbijetesës. Në vend që të merret me politikat e duhura për të përmirësuar jetën e njerëzve, qeveria po e zhyt vendin edhe më thellë në izolim”. Flaka Media
The post Mickoski tha Jo, çka do të ndodh tani me himnin e shtetit?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .