Dy “vërsulje” brenda 10 ditësh ndaj BFI-së

Kontestimi i themelimit të medresesë “Isa Beu”, në Shkup si dhe pronat e BFI-së që deshiron të i’a tjetërsoj sërish shteti, janë dy problematika që u hapën brenda 10 ditësh The post Dy “vërsulje” brenda 10 ditësh ndaj BFI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 28, 2025 - 04:00
 0  5
Dy “vërsulje” brenda 10 ditësh ndaj BFI-së

Kontestimi i themelimit të medresesë “Isa Beu”, në Shkup si dhe pronat e BFI-së që deshiron të i’a tjetërsoj sërish shteti, janë dy problematika që u hapën brenda 10 ditësh ndaj Bashkësisë Fetare Islame – BFI të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Flaka.

Në rastin me pronat në Shkup, Ministria e Kulturës ka bërë kërkesë deri tek avokati I shtetit për shfuqizimin e vendimit të ish qeverisë për kthimin e tre pronave me procesin e denacionalizimit BFI-së. Bëhet fjale për tre objekte në Carshinë e vjetër të Shkuput, Kapan An, Bezisteni dhe ish kino Napredoku ose objekti I tetrit për fëmijë të cilët ju këthuen para disa vietevë në pronësi BFI-së.

Pa kaluar 10 ditë, Gjykata Kushtetuese ka hapur procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Qeverisë, i cili dha dritën jeshile për themelimin e “Medresesë Isa Beu” si shkollë e mesme në Maqedoninë e Veriut.

Nga BFI nënvizojnë faktin që Akti për themelimin e Medresesë̈ është sjellë në saje të Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare” e RM-së, nr. 64/18) në procedurë transparente duke kaluar të gjitha filtrat e përcaktuar nga ligjvënësi ashtu siç subjektet tjera fizike e juridike kanë themeluar dhe themelojnë̈ institucione arsimore në vend.

“Mbetemi, skajshmërisht të habitur me faktin se si Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë një “akt pëlqimi” kur mirëfilli dihet se e njëjta shqyrton iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një ligji dhe dispozitave të përgjithshme juridike. Është për tu habitur se si shumica e gjyqtarëve kushtetues i vë mision vetes që të mbrojë sekularizmin ndërsa sekularizmi nuk përmendet askund në Kushtetutën e RMV-së?!”.

BFI thekson se me keqardhje konstatojnë se në Ballkan vetëm vendi ynë nuk akrediton shkollat e Bashkësive fetare që është një rast nonsens për kohën në të cilën jetojmë. Por nga BFI sigurojnë nxënësit e Medresesë të qëndrojnë të qetë se BFI e RMV-së, në koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë e RMV-së, institucionet tjera relevante, faktorin politik dhe atë ndërkombëtar ka sendërtuar dhe do sendërtoj mekanizma për të siguruar vazhdimësi të akreditimit tani më të arritur të Medresesë.

“Me një vigjilencë dhe përpjekje maksimale dy vjeçare akredituam, po me të njëjtën vigjilencë dhe përpjekje do të sigurojmë që nxënësve të Medresesë të mos u cënohet e drejta për shkollim, t’u garantohet barazia dhe t’u sigurohen kushte që krah më krah me nxënësit tjerë të shkollave të akredituara t’i kontribuojnë vendit dhe shoqërisë, sepse fundja edhe ata janë bijë dhe bija konstruktivë dhe qytetar lojal të kësaj shoqërie. Mbesim me shpresë se Gjykate Kushtetuese do të reflektojë dhe do të sjellë vendim të duhur dhe të drejtë në dobi të nxënësve me çka do të ruaj epitetin e gardianit të lirive dhe të drejtave të njeriut, të garantuara me Kushtetutë.Qëllimi kryesor është mundësimi dhe e drejta që nxënësve, Medresesë, t’ju jepet e drejta e maturës shtetërore si gjithë nxënësit e tjerë”, theksojnë nga BFI.

Sakaq, sa u përket pronave, Avokati i shtetit Bekim Emini takoi kreun e BFI-se Shaqir Fetahu. Qëndrimi i Avokatit të shtetit Bekim Emini mbetet që të mbrohen interesant e shtetit i cili ditë më pare deklaroj që tanimë është procesuuar kërkesa e Ministrisë së Kulturës për tjetërsimin e pronave të BFI-së.

Objektet në fjalë, para disa viteve, me procesin e denacionalizimit iu kthyen BFI-së në pronësi.

Si në rastin e parë, ashtu edhe në rastin e dytë ende nuk ka një verdikt final të institucioneve kompetente. Flaka Media

The post Dy “vërsulje” brenda 10 ditësh ndaj BFI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .