Emri i tij në listën e zezë, Grubi: U njoftova nga mediat
Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e emrit të tij në Listën e zezë. Grubi shkruan se nuk ka informacione shtesë për rastin, mirëpo ky vendim e ka prekur atë personalisht. Reagimi i plotë: Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin […]

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e emrit të tij në Listën e zezë.
Grubi shkruan se nuk ka informacione shtesë për rastin, mirëpo ky vendim e ka prekur atë personalisht.
Reagimi i plotë:
Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht. /tvklan.mk