Mickoskin e këshillojnë 17 persona me pagë mujore prej 60 deri në 90 mijë denarë
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se ka 17 këshilltarë. Prej tyre, siç theksoi ai, tre-katër punojnë me orar të plotë në Qeveri dhe marrin pagesë mujore prej 90 mijë denarë, transmeton Portalb.mk. “Kam gjithsej 17 këshilltarë dhe të gjithë këshilltarët kanë pagë në vlerë […]
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se ka 17 këshilltarë. Prej tyre, siç theksoi ai, tre-katër punojnë me orar të plotë në Qeveri dhe marrin pagesë mujore prej 90 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
“Kam gjithsej 17 këshilltarë dhe të gjithë këshilltarët kanë pagë në vlerë prej 60 mijë denarë, me përjashtim të atyre që punojnë me orar të plotë. Janë tre-katër të tillë, që janë në Qeveri dhe kanë honorar mujor prej 90.000 denarë”, tha kryetari i Qeverisë.
Mickoski pranoi vërejtjen e gazetarëve se njoftimet nga seancat e qeverisë nuk publikohen në ueb faqen e Qeverisë.
“Ne do të bëjmë çmos që të gjitha njoftimet që mungojnë të publikohen në ueb-faqen e Qeverisë menjëherë pas kësaj konference për media”, tha Mickoski.
Mungesën e informimit të opinionit për seancat e Qeverisë, e trajtoi edhe Portalb.mk, dhjetorin e vitit që lam pas.
Atëkohë vërehej se procesverbali i fundit ishte i 16 nëntorit, dhe që prej asaj date nuk kishte asnjë informacion të ri.
Ndërkohë tani, procesverbali i fundit që dokumenton aktivitetet dhe vendimet e seancave të Qeverisë, për herë të fundit është publikuar, më 17 dhjetor, dhe që prej asaj date nuk ka asnjë informacion të ri.
Qeveria nga ana tjetër për Portalb.mk arsyetohej se po përgatitet internet-portal i ri dhe sy ky aktuali është i pasigurt dhe cak i sulmeve të hakerëve, gjë të cilën nuk e përmendi sot kyeministri Mickoski.
Mungesa e procesverbaleve ngre shqetësime për transparencë, aq më tepër që nuk ka as datë të saktë se kur kjo praktikë do të ndërpritet. Për më tepër, asnjë procesverbal nuk është publikuar në gjuhën shqipe, duke e bërë të pamundur për shqiptarët të kenë qasje në informacionin për punën qeveritare.