Miley Cyrus shijon takim me të dashurin e saj, mes padisë për plagjiaturë për këngën “Flowers”

Miley Cyrus shijoji një takim me të dashurin e saj Maxx Morando mes padisë për këngën e saj hit, Flowers. Këngëtarja e muzikës pop, 31 vjeçe, siç duket u përqendrua të kalonte një kohë të mirë me të dashurin e saj, në koncertin e “Future Islands” në Los Angeles të mërkurën mbrëma. Cyrus dukej e […]

shtator 20, 2024 - 10:00
 0  9
Miley Cyrus shijon takim me të dashurin e saj, mes padisë për plagjiaturë për këngën “Flowers”

Miley Cyrus shijoji një takim me të dashurin e saj Maxx Morando mes padisë për këngën e saj hit, Flowers.

Këngëtarja e muzikës pop, 31 vjeçe, siç duket u përqendrua të kalonte një kohë të mirë me të dashurin e saj, në koncertin e “Future Islands” në Los Angeles të mërkurën mbrëma.

Cyrus dukej e relaksuar dhe gjithashtu e buzëqeshur.

Ajo kishte pasur një paraqitje të thjeshtë duke u veshur krejt në të zeza, me një grim minimal dhe një rregullim të thjeshtë të flokëve.

Paraqitja e saj vjen mes padisë që iu shtrua asaj kohëve të fundit për këngën Flowers, nën akuza që kopjoi këngën “When I Was Your Man” të Bruno Mars.