Millanoviq nga takimi me Siljanovskën: Mos pranoni imponime në rrugën drejt BE-së 

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e priti presidentin kroat Zoran Milanoviq, i cili po viziton vendin, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Të dy presidentët zhvilluan takim kokë më kokë, pasuar nga një takim plenar i delegacioneve të të dy vendeve, transmeton Portalb.mk.  Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit tonë evropian, përmes […]

maj 7, 2025 - 19:00
 0  5
Millanoviq nga takimi me Siljanovskën: Mos pranoni imponime në rrugën drejt BE-së 
Presidenti kroat Zoran Milanoviq me presidenten Gordana Siljanovska Davkova. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e priti presidentin kroat Zoran Milanoviq, i cili po viziton vendin, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Të dy presidentët zhvilluan takim kokë më kokë, pasuar nga një takim plenar i delegacioneve të të dy vendeve, transmeton Portalb.mk. 

Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit tonë evropian, përmes prizmit të rendit ndërkombëtar, mjedisin e BE-së, si dhe sfidat rajonale. 

Presidenti korat Zoran Millanoviq theksoi se Kroacia mbështet integrimin e vendit, por Shkupi nuk duhet të pranojë imponime. 

“Me siguri pranoni shumë këshilla nga të gjitha anët, nga fqinjët, nga ndërkombëtarët, nga Komisioni Evropian. Nuk janë të gjitha këshillat të mençura dhe vyeshme për ju. Punoni si dini ju. Ju jeni ata që do të vendosni çfarë është më e mira për ju. Mos u bëni viktima të detyrimit ose imponimit kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Nuk mendoj të polemizoj rreth kësaj teme, nuk e kam fjalën për Bullgarinë. Ata kanë idenë e tyre se si duhet të duket kjo. Është e qartë se duhet konsensus. Është e qartë se deri sa deri sa dikush është kundër vendi s’mundet të shkojë përpara”, tha Millanoviq. 

Ndërkaq presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova tha se në raport me Bullgarinë, nuk shpreson në zgjidhje së shpejti.. 

“Ne jemi shumë përpara në harmonizimin me legjislaturën evropiane. Problemet tona janë të një natyre tjetër, ato, edhe pse është shumë e çuditshme, lidhen me historinë, me perceptimin e kulturës, madhe edhe me gjuhën, gjëra për të cilat nuk bisedohet dhe nuk negociohet. Veto-ja mendoj se do të shkaktojë edhe probleme të tjera”, tha Siljanovska. 

Kujtojmë se së fundmi në opinion ka tërhequr vëmendjen  Marta Kos, komisionerja e BE-së për Zgjerim, e cila e ka përshkruar rastin e RMV-së si një histori të trishtueshme. Duke folur rreth Ballkanit Perëndimor, Kos tha se ka dy ose tre histori të trishtueshme në rajon – njëra është Kosova, tjetra është Maqedonia e Veriut dhe e treta është Bosnja dhe Hercegovina.

Kujtojmë se meardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet ka ndryshuar edhe retorika ndaj BE-së. Tani nuk flitet për kushtin që duhet të përmbush Maqedonia e Veriut në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës, por kryefjala e ekzekutivit është se Evropa duhet të jetë parimore dhe të mos veprojë me standarde të dyfishta. Insistimi i VMRO-DPMNE-së, dhe kushti i saj për garanci në rrugëtimin drejt BE-së, e pastaj ndryshimet kushtetuese shkon në kundërshtim me kushtin e BE-së për negociatat.

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.