Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: S’e njohim Kosovën, është shkelje e integritetit territorial të Serbisë
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar, është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Beograd. Nga kryeqyteti serb, Blanar u përkujdes të tregojë se qëndrimi i Sllovakisë mbetet i paqëndrueshëm, teksa sipas tij, me pavarësinë e Kosovës është shkelur integriteti territorial i Serbisë. “Kjo është një shkelje e integritetit territorial të Serbisë.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar, është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Beograd.
Nga kryeqyteti serb, Blanar u përkujdes të tregojë se qëndrimi i Sllovakisë mbetet i paqëndrueshëm, teksa sipas tij, me pavarësinë e Kosovës është shkelur integriteti territorial i Serbisë.
“Kjo është një shkelje e integritetit territorial të Serbisë. Për këtë arsye, Sllovakia, si shumë vende të tjera, nuk e ka njohur Kosovën”, tha ai, shkruan media sllovake Tasr, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Blanar tha se Sllovakia e mbështet një dialog intensiv mes Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij, shteti sllovak kujdeset për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“ Sllovakia po përpiqet të ndihmojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Serbisë, të përparojë më shpejt se më parë, tha Blanar, duke shtuar se ai shpesh ka “ndjenjën se disa vendime nga Brukseli nuk bazohen në themelet që janë përcaktuar për BE-në, por ndonjëherë përdoret një qasje politike që do të thotë një standard i dyfishtë, të cilin qeveria sllovake e dënon”, tha Blanar, shkruan Tasr, transmeton Klankosova.tv.
Në krye të dialogut Kosovë – Serbi është i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak që vjen nga Sllovakia dhe ka qenë ministër i Jashtëm i këtij vendi. Shpesh ai është akuzuar nga udhëheqësit e Kosovës se nuk ka qasje të barabartë në dialogun me Serbinë.