Ministria e Brendshme apelon për mashtrime të reja në internet: Qytetarët të mos ndajnë të dhënat personale dhe të dhënat e kartelës pagesore

MPB bën me dije se gjatë kësaj periudhe në rrjetet sociale janë shfaqur profile të rreme që paraqiten në emër të Interpolit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme apo në emër të kompanive që ofrojnë ndonjë lloj ndihme, ndërmjetësimi e madje edhe kthimi të mjeteve për personat që kanë humbur para në investime të rreme […]

tetor 12, 2024 - 20:00
 0  6
Ministria e Brendshme apelon për mashtrime të reja në internet: Qytetarët të mos ndajnë të dhënat personale dhe të dhënat e kartelës pagesore
Të dhëna personale në internet. Foto: Nico El Nino në Canva

MPB bën me dije se gjatë kësaj periudhe në rrjetet sociale janë shfaqur profile të rreme që paraqiten në emër të Interpolit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme apo në emër të kompanive që ofrojnë ndonjë lloj ndihme, ndërmjetësimi e madje edhe kthimi të mjeteve për personat që kanë humbur para në investime të rreme në internet si “Conti” dhe të tjera të ngjashme me këtë, transmeton Portalb.mk.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme duam të informojmë dhe njëkohësisht të paralajmërojmë se bëhet fjalë për mashtrime klasike në internet apo të ashtuquajtura mashtrime fishing (phishing), qëllimi i të cilave është mbledhja e të dhënave personale me qëllim përdorimin e mëtejshëm të tyre në vepra penale, si dhe keqpërdorimin e kartelave të tyre pagesore për përfitim financiar”, njofton MPB.

Nga ministria, u apelojnë qytetarëve që të mos bien pre e këtij lloj mashtrimi dhe të kenë shumë kujdes se ku i lënë të dhënat e tyre personale si dhe të dhënat nga kartelat pagesore.