Në pesë komunat e Shkupit për një javë u shënuan 22 procesverbale nga NP “Higjiena Komunale”

Gjatë javës së kaluar, Eko – patrulla e NP “Higjiena Komunale” – Shkup përgatiti gjithsej 22 procesverbale edukative – informative për qytetarët dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunat Qendër, Karposh, Gazi Babë, Çair dhe Butel të Shkupit, raporton MIA. NP “Higjiena Komunale” […]

Nëntor 19, 2024 - 00:00
 0  6
Në pesë komunat e Shkupit për një javë u shënuan 22 procesverbale nga NP “Higjiena Komunale”
Mbeturina të ngurta në Çair. Foto nga Portalb.mk

Gjatë javës së kaluar, Eko – patrulla e NP “Higjiena Komunale” – Shkup përgatiti gjithsej 22 procesverbale edukative – informative për qytetarët dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunat Qendër, Karposh, Gazi Babë, Çair dhe Butel të Shkupit, raporton MIA.

NP “Higjiena Komunale” – Shkup përsëri i aktivizoi në terren edhe  eko -patrullat intervenuese të cilat realizuan kujdestari ditë e natë  në të ashtuquajturën „pikat e zeza” gjegjësisht lokacionet ku është vërejtur hedhja e vazhdueshme e mbetjes në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të intervenimeve të Eko – patrullës në shtatë ditët e kaluara nga ana e kundërvajtësve u larguan gjithsej 57 metra kub kryesisht mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.