Ministria e Shëndetësisë mundëson trajtimin e pacientit, jashtë vendit
Ministria e Shëndetësisë, do të mbulojë shpenzimet për trajtimin urgjent jashtë vendit, për një pacient i cili është në gjendje të rënduar shëndetësore. MSh-ja, thotë se njoftimin për gjendjen e rënduar shëndetësore të pacientit Ilir Z., e kanë marrë sot. “Si rrjedhojë pas Raportit Konziliar të lëshuar nga mjekët në QKUK, brenda ditës Iliri tashmë […]
Ministria e Shëndetësisë, do të mbulojë shpenzimet për trajtimin urgjent jashtë vendit, për një pacient i cili është në gjendje të rënduar shëndetësore.
MSh-ja, thotë se njoftimin për gjendjen e rënduar shëndetësore të pacientit Ilir Z., e kanë marrë sot.
“Si rrjedhojë pas Raportit Konziliar të lëshuar nga mjekët në QKUK, brenda ditës Iliri tashmë është pajisur me dokumentet e duhura nga Fondi për trajtim mjekësor jashtë Institucioneve Publike”, shtoi ajo.
Ministria në postimin e saj në Facebook, tutje tha se shpenzimet e trajtimit për pacientin i mbulon sipas legjislacionit në fuqi.