Ministria pas tentim-vrasjes së një punonjëse sociale në Prilep: Të ndërmerren masa për mbrojtjen e punëtorëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve ka reaguar pas tentim-vrasjes së një punonjëse sociale në Prilep, nga ku thonë se dënojnë çdo akt sjelljeje të dhunshme apo çdo formë tjetër sjelljeje që rrezikon gjendjen fizike dhe psikike të punonjësve në qendrat e punës sociale, transmeton Portalb.mk. “Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e detyrave […]


Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve ka reaguar pas tentim-vrasjes së një punonjëse sociale në Prilep, nga ku thonë se dënojnë çdo akt sjelljeje të dhunshme apo çdo formë tjetër sjelljeje që rrezikon gjendjen fizike dhe psikike të punonjësve në qendrat e punës sociale, transmeton Portalb.mk.
“Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e detyrave të punës të punonjësve në qendrat për punë sociale, të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut për shëndetin dhe jetën e tyre në baza ditore, dhe për t’i mbrojtur ata, ministria edhe para ngjarjes fatkeqe në Qendrën për Punë Sociale në Prilep, filloi procedurën për sigurimin fizik të të gjitha qendrave dhe institucioneve publike për mbrojtje sociale në nivel shtetëror. Kjo procedurë është në fazën përfundimtare, që do të thotë se shpallja publike për prokurim publik do të publikohet së shpejti”, thonë nga MPSDR.
Ministria u bën thirrje të gjitha institucioneve që të ndërmarrin veprime me kohë dhe efikase në kuadër të kompetencave të tyre, me qëllim që të garantojnë sigurinë në vendet e punës të të gjithë punonjësve.
“Ministria shpreh keqardhjen për ngjarjen fatkeqe në Qendrën për punë sociale në Prilep dhe punonjëses së lënduar i uron shërim të shpejtë. Njëkohësisht shpreh bindjen se gjithçka që është në kompetencë të ministrisë është duke u ndërmarrë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen”, thonë nga MPS.
Prokuroria Themelore Publike Prilep njoftoi dje se ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 50 vjeçari nga Prilepi, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje (në tentativë) nga neni 123 paragrafi 2 pika 3 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, posedim dhe tregtim i armëve pa leje, ndërmjetësimi dhe tregtimi i armëve dhe lëndëve plasëse nga neni 396 i Kodit Penal.
Dje në objektin e IP Qendra Ndërkomunale për Çështje Sociale Prilep me paramendim ka tentuar t’ia marrë jetën një të dëmtuar – punonjëse sociale dhe ka rrezikuar jetën e tre punëtorëve të Qendrës për Çështje Sociale.