Ministrja Janevska nënshkroi programin e ri katërvjeçar për bashkëpunim në arsim dhe shkencë me Kroacinë

Maqedonia dhe Kroacia vazhdojnë të avancojnë bashkëpunimin në arsim dhe shkencë. Programi i ri katërvjeçar për bashkëpunim, të cilën sot e nënshkruan ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Rinisë të Kroacisë, Radovan Fuks, kjo marrëveshje i bën sistemet arsimore kombëtare më të qasëshme për qytetarët e të dyja […]

gusht 29, 2024 - 15:00
 0  6
Ministrja Janevska nënshkroi programin e ri katërvjeçar për bashkëpunim në arsim dhe shkencë me Kroacinë
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Rinisë të Kroacisë, Radovan Fuks. Foto: MASh

Maqedonia dhe Kroacia vazhdojnë të avancojnë bashkëpunimin në arsim dhe shkencë. Programi i ri katërvjeçar për bashkëpunim, të cilën sot e nënshkruan ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Rinisë të Kroacisë, Radovan Fuks, kjo marrëveshje i bën sistemet arsimore kombëtare më të qasëshme për qytetarët e të dyja vendeve, transmeton Portalb.mk.

Në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm, nxënësit të cilët janë nënshtetas të njërit vend kanë të drejtë të mësojnë në vendin tjetër sipas kushteve të cilat vlejnë atje, ndërsa në arsimin e lartë tarifat e shkollimit janë të njëjta me studentët vendas. Me marrëveshjen e re avancohet mësimi i gjuhës maqedonase gjegjësisht kroate me bursa plotësuese dhe vazhdon ndarja e bursave për studime të avancuara në institucionet e arsimit të lartë të të dyja vendeve.

Bashkëpunimi bilateral parasheh nxitjen e shkëmbimit të përvojave për arritjen e standardeve të larta arsimore evropiane dhe kjo gjithashtu mundëson mbështetje në kuadër të programeve të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe programit rajonal CEEPUS.

Gjithashtu është rënë dakord mbështetja për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të të dyja kombeve.

Bashkëpunimi i frytshëm dhe i suksesshëm arsimor në mes të dyja vendeve daton që nga 1995, kur është nënshkruar marrëveshja e parë bilaterale për bashkëpunim kulturor dhe arsimor, thonë nga MASH.