Shoferi i makinës përfundon mbi çatinë e një shtëpie
Një veturë në Gossauerstrasse të Zvicrës ka përfunduar në çatinë e një shtëpie. Siç raporton Blick, aksidenti ndodhi rreth orës 2:40 të mëngjesit të së shtunës dhe sipas policisë, shoferi po udhëtonte me shpejtësi të tepërt. Bëhet e ditur se pavarësisht aksidentit, burri vazhdoi të ngiste makinën, kaloi trotuarin, u përplas me një gardh dhe


Një veturë në Gossauerstrasse të Zvicrës ka përfunduar në çatinë e një shtëpie.
Siç raporton Blick, aksidenti ndodhi rreth orës 2:40 të mëngjesit të së shtunës dhe sipas policisë, shoferi po udhëtonte me shpejtësi të tepërt.
Bëhet e ditur se pavarësisht aksidentit, burri vazhdoi të ngiste makinën, kaloi trotuarin, u përplas me një gardh dhe më pas u përplas me makinën mbi çatinë e një shtese përpara se të binte anash në kopsht.
31 vjeçari pësoi lëndime të lehta në aksident dhe u dërgua në spital.
Policia po heton rastin.
