Siljanovska takoi homologun e saj në Azerbajxhan
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova gjatë vizitës së saj zyrtare në Azerbajxhan ka realizuar takim me homologun e saj Ilham Alijev, transmetron Portalb.mk. Në konferencën e përbashkët Alijev theksoi nevojën për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve. Ndërsa tha se që nga fundi i vitit 2024 kanë filluar t’i shesin gaz […]


Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova gjatë vizitës së saj zyrtare në Azerbajxhan ka realizuar takim me homologun e saj Ilham Alijev, transmetron Portalb.mk.
Në konferencën e përbashkët Alijev theksoi nevojën për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve.
Ndërsa tha se që nga fundi i vitit 2024 kanë filluar t’i shesin gaz natyror Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se kjo do të vazhdojë edhe këtë vit.
Nga ana tjetër, Silajnovska Davkova ka theksuar se vendet e vogla si RMV-ja kanë nevojë për gazin natyror dhe burimet e energjisë së rinovueshme.