Molliqaj i reagon Bislimit: Nëse bandat e Radoiçiqit ishin këtu apo ilegalisht kanë hyrë, përgjegjësia bie mbi juve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me një postim në “Facebook”. Ai tha se përgjegjësia mbetet tek Qeveria nëse banda e terroristit Milan Radojçiq ka qenë apo ka hyrë ilegalisht në Kosovë. “A nuk na paska ikur banda e Radoiçiqit? A nuk e keni ndjekur, siç thonit? Si e

dhjetor 1, 2024 - 06:00
 0  4
Molliqaj i reagon Bislimit: Nëse bandat e Radoiçiqit ishin këtu apo ilegalisht kanë hyrë, përgjegjësia bie mbi juve
molliqaj-i-reagon-bislimit:-nese-bandat-e-radoiciqit-ishin-ketu-apo-ilegalisht-kane-hyre,-pergjegjesia-bie-mbi-juve

molliqaj-i-reagon-bislimit:-nese-bandat-e-radoiciqit-ishin-ketu-apo-ilegalisht-kane-hyre,-pergjegjesia-bie-mbi-juve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me një postim në “Facebook”.

Ai tha se përgjegjësia mbetet tek Qeveria nëse banda e terroristit Milan Radojçiq ka qenë apo ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

“A nuk na paska ikur banda e Radoiçiqit? A nuk e keni ndjekur, siç thonit? Si e shpallët të lirë një hapësirë ku kriminelët i paskëshit me emra dhe mbiemra, cilët dhe ku janë? Krahu djathtë i Radoiçiqit paska qenë tërë kohën rrotull? E çka ndoqët ju? Kë ndoqët? Nëse ishin këtu apo nëse ilegalisht kanë hyrë, përgjegjësia bie mbi juve, që nguteni të ngrisni flamurin e fitorës, duke rrezikuar vendin, e marshoni me propagandë, roje e mbrojtje kur shkoni andej urës. Ju kemi parë. Ajo pika e fortë e Kurtit, veriu i vendit, na u bë popllavë prej rrene”, ka thënë ai./Gazeta10