Monika Zajkova u zgjodh kryetare e re e Rrjetit Liberal të Evropës Juglindore

Kryetarja e Partisë Liberal Demokratike (PLD) Monika Zajkova është zgjedhur kryetare e re e aleancës politike rajonale – Rrjeti Liberal i Evropës Juglindore (LIBSEEN), i cili bashkon partitë liberale nga Evropa Juglindore. Nga PLD thonë se zgjedhja e saj afirmon pozitën e fortë të partisë dhe kryetares në familjen liberale ndërkombëtare, si dhe përpjekjet e […]

dhjetor 16, 2024 - 01:00
 0  6
Monika Zajkova u zgjodh kryetare e re e Rrjetit Liberal të Evropës Juglindore
Monika Zajkova. Foto nga profili i saj në Facebook

Kryetarja e Partisë Liberal Demokratike (PLD) Monika Zajkova është zgjedhur kryetare e re e aleancës politike rajonale – Rrjeti Liberal i Evropës Juglindore (LIBSEEN), i cili bashkon partitë liberale nga Evropa Juglindore. Nga PLD thonë se zgjedhja e saj afirmon pozitën e fortë të partisë dhe kryetares në familjen liberale ndërkombëtare, si dhe përpjekjet e PLD-së për përfundim të shpejtë dhe të suksesshëm të procesit të integrimit evropian të vendit, transmeton Portalb.mk.

“LIBSEEN është një platformë që mundëson bashkimin e forcave liberale në rajon, pra një platformë që tregon se bashkëpunimi mes palëve mund të sjellë ndryshime reale. Shembujt përfshijnë iniciativën për të mbështetur sipërmarrësit e rinj dhe për të promovuar politika të gjelbra, iniciativën “roam like home” që ul çmimet për shërbimet roaming, si dhe aktivitete të përbashkëta përmes të cilave ne kërkojmë mbështetje nga BE për një sektor civil më të gjallë dhe iniciativa që promovojnë vlerat evropiane”, thonë nga PLD.

Konferenca “Quo Vadis Europa 2024?” në të cilin Zajkova u zgjodh presidente e rrjetit, organizohet në përvjetorin e përfundimit të procesit të skriningut që përfundoi pjesën teknike para hapjes formale të klasterëve në procesin negociator për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Sipas tyre konferenca “Quo Vadis Europa 2024?- Hapat e ardhshëm në integrimin evropian dhe zgjerimin e BE” synon të inkurajojë diskutim të hapur për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe rolin e Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit.