Sinan Vllasaliu sot feston ditëlindjen, ja sa vite po bënë
Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, feston sot, më 31 mars 2025, ditëlindjen e tij të 62-të. I lindur më 31 mars 1963 , Vllasaliu ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në skenën muzikore shqiptare. Që në moshë të re, ai ka shfaqur talentin e tij muzikor, duke filluar të merret me […]


Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, feston sot, më 31 mars 2025, ditëlindjen e tij të 62-të.
I lindur më 31 mars 1963 , Vllasaliu ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.
Që në moshë të re, ai ka shfaqur talentin e tij muzikor, duke filluar të merret me muzikë që në moshën 7-8 vjeçare.
Arsimin e tij e ka ndjekur në shkollën e mesme të muzikës ‘Prenk Jakova’ për Kanto dhe Piano, si dhe ka përfunduar Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë.
Gjatë karrierës së tij, Vllasaliu ka marrë pjesë në festivale të ndryshme si Akordet e Kosovës, Okraina e Artë dhe Tri Korona, duke fituar çmime të shumta dhe duke u bërë një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar.
Në këtë ditë të veçantë, Sinan Vllasaliu ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e tij, të cilët e vlerësojnë për kontributin e tij të vazhdueshëm në muzikën shqiptare.