Mori vulën, Berisha thirrje deputetëve që mbështesin Bashën: Jeni të mirëpritur në grupin tonë

Pasi Gjykata e Apelit vendosi përfundimisht që vulën ta kalojë te Sali Berisha, duke e bërë grupimin e tij zyrtarisht PD, ky i fundit ka patur dhe një thirrje për deputetët që mbështesin Lulzim Bashën. Gjatë fjalës para mbështetësve të mbledhur pranë banesës së tij, Berisha u kërkoi atyre që të bashkohen me PD që […]

qershor 13, 2024 - 01:00
 0  12
Mori vulën, Berisha thirrje deputetëve që mbështesin Bashën: Jeni të mirëpritur në grupin tonë

Pasi Gjykata e Apelit vendosi përfundimisht që vulën ta kalojë te Sali Berisha, duke e bërë grupimin e tij zyrtarisht PD, ky i fundit ka patur dhe një thirrje për deputetët që mbështesin Lulzim Bashën.

Gjatë fjalës para mbështetësve të mbledhur pranë banesës së tij, Berisha u kërkoi atyre që të bashkohen me PD që tashmë ka zyrtarisht edhe vulën.

Duke kërkuar që të mos ketë më beteja brenda demokratëve, ish-kryeministri thekson se deputetët janë të mirëpritur në grupin parlamentar.

Në shumë deklarata të më hershme të tij, Berisha ka bërë të qartë se të vetmit deputet që nuk do të pranohen në grupin parlamentar janë Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

“Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë. Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën. Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur. Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD. Beteja e madhe është përpara. Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin.  T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij. Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura. I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë”,-tha Berisha./Opinion.al