Kryeministri Rama takon ministrin e Industrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe: Ja dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se së bashku me ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe po finalizojnë dy projekte të mëdha. Projekti i parë sipas […]

shtator 25, 2024 - 03:00
 0  7
Kryeministri Rama takon ministrin e Industrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe: Ja dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se së bashku me ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe po finalizojnë dy projekte të mëdha.

Projekti i parë sipas kryeministrit është krijimin i kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR dhe ndërtimi i linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.

Postimi i Ramës:

New York – Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali ????????