Miratimi i Pr.Rezolutës, Meta: Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë

Kuvendi me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar ditën e sotme projektrezolutën anti-korrupsion. Për këtë ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se kjo rezolutë “është një poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm […]

maj 27, 2024 - 22:01
 0  11
Miratimi i Pr.Rezolutës, Meta: Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë

Kuvendi me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar ditën e sotme projektrezolutën anti-korrupsion.

Për këtë ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se kjo rezolutë “është një poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me regji”.

“Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror.

Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji.

Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës”, shkruan Ilir Meta.