Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada britanike: Të veprohet në përputhje me Kushtetutën

Kryeministri Albin Kurti, për të katërtën herë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.Lidhur me këtë, për Klankosova.tv, kanë folur nga ambasada e Britanisë në Prishtinë. Në përgjigjen e kësaj ambasade theksohet se respekti ndaj sundimit të ligjit është tipar thelbësor i demokracisë së Kosovës. “Respekti për sundimin e

Mars 7, 2025 - 15:00
 0  7
Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada britanike: Të veprohet në përputhje me Kushtetutën
mosparaqitja-e-kurtit-ne-prokurori,-ambasada-britanike:-te-veprohet-ne-perputhje-me-kushtetuten

mosparaqitja-e-kurtit-ne-prokurori,-ambasada-britanike:-te-veprohet-ne-perputhje-me-kushtetuten

Kryeministri Albin Kurti, për të katërtën herë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.Lidhur me këtë, për Klankosova.tv, kanë folur nga ambasada e Britanisë në Prishtinë.

Në përgjigjen e kësaj ambasade theksohet se respekti ndaj sundimit të ligjit është tipar thelbësor i demokracisë së Kosovës.

“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar thelbësor i demokracisë së Kosovës. Ne i nxisim të interesuarit në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të respektojnë procesin e duhur ligjor dhe të punojnë në interesin më të mirë të vendit”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e ambasadës britanike.