MPB Maqedoni: Arrestohen dy persona të arratisur nga burgu
MPB Maqedoni njofton se sot (03.09.2024) në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë arrestuar K.B (33) nga Shkupi. Ai ishte dënuar me dy vite burgim për vepër penale të kryer nga neni 247 i Kodit Penal, ndërsa me urdhër qendror kërkohej nga Burgu i Idrizovës për arratisje nga […]
MPB Maqedoni njofton se sot (03.09.2024) në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë arrestuar K.B (33) nga Shkupi. Ai ishte dënuar me dy vite burgim për vepër penale të kryer nga neni 247 i Kodit Penal, ndërsa me urdhër qendror kërkohej nga Burgu i Idrizovës për arratisje nga burgu.
“Po ashtu, sot (03.09.2024) rreth orës 13:25 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar D.G (27). Ai u dënua me një vit burg për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal dhe ishte në kërkim me urdhër qendror me urdhër gjykate për arratisje nga institucioni penal”.
“Personat do të dërgohen në institucionin kompetent penalo-korrektues për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.