Pas një muaji vonesë, shkolla e re fillore në Vizbeg ka nisur me mësim

Pas një muaji vonesë, shkolla e re fillore në Vizbeg ka nisur me mësim. Mbi 250 nxënës të kësaj lagjeje do të ndjekin mësimin nga klasa e parë deri në atë të pestë. Nxënësit humbën nga mësimi për shkak të mungesës së kuadrit mësimor pavarësisht që shkolla pas ndërtimit ishte kompletuar me të gjitha pajisjet […]

tetor 2, 2024 - 18:00
 0  4
Pas një muaji vonesë, shkolla e re fillore në Vizbeg ka nisur me mësim

Pas një muaji vonesë, shkolla e re fillore në Vizbeg ka nisur me mësim. Mbi 250 nxënës të kësaj lagjeje do të ndjekin mësimin nga klasa e parë deri në atë të pestë. Nxënësit humbën nga mësimi për shkak të mungesës së kuadrit mësimor pavarësisht që shkolla pas ndërtimit ishte kompletuar me të gjitha pajisjet e duhura për zhvillim të procesit mësimor. Të revoltuar nga vonesa e funksionimit të shkollës, prindërit disa herë kishin deklaruar se institucionet përgjegjëse po tallen me fatin e këtyre fëmijëve. Madje, një pjesë e banorëve të Vizbegut të shoqëruar nga shumë fëmijë të kësaj lagjeje protestuan para shkollës së re prej ku apeluan institucionet përgjegjëse të gjejnë zgjidhje urgjente. Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, qindra nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar që me dekada të mësojnë në shkolla të ndryshme të tri komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë. Për të mbërritur në shkolla, nxënësit bënin rrugë në këmbë mbi 3 kilometra. /Alsat.mk