MPJ-ja nuk u lëshon pasaporta diplomatike anëtarëve të Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) presin radhë për kontrollin e pasaportave bashkë me qytetarët e tjerë gjatë daljes dhe hyrjes në Maqedoni, pasi MPJ-ja ende nuk u ka dërguar përgjigje nëse u jepen apo jo pasaporta diplomatike edhe atyre si kryetares Tatjana Dimitrovska, transmeton Portalb.mk. “Në lidhje me pyetjen tuaj drejtuar […]

Jan 29, 2025 - 15:00
 0  5
MPJ-ja nuk u lëshon pasaporta diplomatike anëtarëve të Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit
Seanca e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit / FOTO: Printscreen

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) presin radhë për kontrollin e pasaportave bashkë me qytetarët e tjerë gjatë daljes dhe hyrjes në Maqedoni, pasi MPJ-ja ende nuk u ka dërguar përgjigje nëse u jepen apo jo pasaporta diplomatike edhe atyre si kryetares Tatjana Dimitrovska, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me pyetjen tuaj drejtuar KSHPK-së në seancën e sotme, nëse anëtarët e KSHPK-së kanë marrë pasaporta diplomatike, ju njoftojmë se anëtarët e KSHPK-së ende nuk kanë marrë vendim lidhur me kërkesat e paraqitura”, është përgjigjur për Sdk.mk Komisioni Kundër Korrupsionit.

Për momentin vetëm kryetarja Dimitrovska ka pasaportë diplomatike nga MPJ.

Gjashtë anëtarët e tjerë kanë paraqitur kërkesë për pasaportë të tillë në fillim të vitit të kaluar, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme nuk u ka dërguar as përgjigje. Anëtarët e KSHPK-së që shpresojnë për pasaportë diplomatike janë: gjyqtarja në Gjykatën Themelore Sofia Spasova-Medarska, dy këshilltarët e deritanishëm në KSHPK, Biljana Karakashova-Shulev dhe Besnik Xhemaili dhe revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri.

Asnjë anëtar i përbërjes së mëparshme të Komisionit kundër korrupsionit nuk kishte pasaportë diplomatike, përgjigjet për Sdk.mk ish-kryetarja Biljana Ivanovska.

Në korrik të vitit të kaluar, Dimitrovska tha se është e drejtë legjitime e çdo anëtari të kërkojë pasaportë diplomatike dhe se ekziston një institucion që do të vlerësojë nëse e ka të drejtën e saj. E pyetur nëse u takon një e drejtë e tillë, ajo u përgjigj pozitivisht.

“Po, na takon, në bazë të zyrtarit të zgjedhur nga Kuvendi. Pasaporta nuk është kërkuar për keqpërdorim për qëllime private, por për shkak se shpesh jemi të ftuar në ngjarje në vende të tjera”, tha Dimitrovska në atë kohë.

Zyrtarët me pasaporta diplomatike nuk presin në radhë në pikat kufitare, por kalojnë në një hyrje të veçantë.