MSh për verifikimin në “Termini im”: Procesi nuk është i detyrueshëm por do të bëhet i tillë, sistemi parashikon përjashtime
Pas reagimit dhe grevës së mjekëve amë për shkak të nevojës për verifikim në “Termini im”, ka dalë me sqarim Ministria e Shëndetësisë, nga ku thonë se në sistemim “Termini im” është shtuar opsioni i verifikimit të numrit të telefonit në drejtim të përmirësimit të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët. Kjo masë, thonë nga […]


Pas reagimit dhe grevës së mjekëve amë për shkak të nevojës për verifikim në “Termini im”, ka dalë me sqarim Ministria e Shëndetësisë, nga ku thonë se në sistemim “Termini im” është shtuar opsioni i verifikimit të numrit të telefonit në drejtim të përmirësimit të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët. Kjo masë, thonë nga Ministria, synon të sigurojë që pacientët në kohë të marrin njoftime për takimet e planifikuara dhe shërbimet e tjera shëndetësore, duke reduktuar në këtë mënyrë takimet e humbura, me çka optimizohet funksionimi i sistemit të kujdesit shëndetësor. Aktualisht, procesi akoma nuk është i detyrueshëm, por në periudhën në vijim do të bëhet i detyrueshëm gjatë vizitës te mjeku amë, transmeton Portalb.mk.
Megjithatë, sistemi parashikon përjashtime në disa raste:
- Emergjencat mjekësore – hyrja në sistem pa verifikim.
- Fëmijët dhe individët e dobët – mund të verifikohen përmes një personi tjetër (një numër telefoni për më shumë pacientë).
- Përdoruesit e aplikacionit celular Shëndeti im mund ta kryejnë verifikimin në mënyrë të pavarur, pa përfshirë mjekun e tyre amë.
“Është e rëndësishme të theksohet se verifikimi bëhet një herë, që do të thotë se pacientët duhet vetëm të konfirmojnë numrin e tyre të telefonit gjatë takimit të tyre të parë. Ky ndryshim bazohet në analizat që treguan se një numër i konsiderueshëm i pacientëve nuk paraqiteshin në terminet e tyre për shkak të numrave të vjetër të telefonit. Për shembull, më shumë se 50% e pacientëve me ekzaminime të planifikuara të gjirit nuk u paraqitën, duke rezultuar në humbjen e takimeve që mund të ishin përdorur për pacientë të tjerë. Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e shëndetit elektronik mbeten të përkushtuara për përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit, me të gjitha hapat duke u ndërmarrë me përshtatjen e duhur dhe me përjashtime për kategoritë e pacientëve që kanë nevojë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë Amë, Lilia Çolakova Dervishova, tha se sot nga ora 11:00 deri në 12:00 të gjithë mjekët privatë amë kanë qenë në grevë pasi kanë marrë urdhër nga “Termini” (autoriteti elektronik i shëndetësisë) pa paralajmërim për verifikimin e telefonave celularë të pacientëve para se të lejohen t’i kontrollojnë. Sipas mjekes, mëngjesin e sotëm sistemi “Termini im” nuk ka lejuar ekzaminimin e pacientëve, disa prej të cilëve kanë të vjella, me grip dhe sëmundje të tjera – deri në vërtetimin e numrit të celularit të pacientit.
“Nga ora 11:00 deri në orën 12:00, ne mjekët specialistë privatë nuk do të punojmë në shenjë revolte për këtë reformë që na imponoi “Termini im”. Nuk lejohemi të kontrollojmë, por fillimisht me hyrjen në ordinancë të pacientit duhet të verifikojmë celularin e tij. Ne nuk jemi operatorë telefonikë, por mjekë dhe nuk do të punojmë kështu. Unë kam një pacient me të vjella, të marramendur dhe duhet t’i them fillimisht, “prit, të kontrolloj numrin e telefonit”? Pastaj ju merrni një kod sms kthimi për verifikim, kështu që prisni dy minuta për çdo pacient dhe vetëm atëherë mund të lëshoj referime dhe të punoj. Ne nuk e pranojmë këtë dhe nuk do ta bëjmë. Kjo është punë e administratorëve, jo e mjekëve”, ka thënë për “Sloboden Peçat”, mjekja Çolakova Dervishova.
Sipas saj, sot “Termini im” vendosi të testojë këtë veçori të re duke verifikuar numrat e telefonit të pacientëve.
“Nuk është problem me pacientët më të rinj, ata thonë kodin menjëherë dhe nuk humbet kohë. Por humbet koha e çmuar gjatë pritjes së mbërritjes së mesazhit SMS për një pacient të moshuar, i cili mund të mos ndihet mirë, për shembull, për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa, vetëm pasi të jetë futur kodi nga mesazhi SMS, ne mund të fillojmë ekzaminimin, lëshimin e recetave ose përshkrimin e terapisë. Kemi pacientë të rritur që nuk kanë as celular, kemi edhe pacientë me demencë që mezi dinë të shkojnë te mjeku, e lëre më të thonë një kod nga një mesazh. Në vend janë 350 mijë pensionistë dhe mijëra prej tyre janë vetëm, nuk kanë telefon. Ka shumë të sëmurë kronikë dhe të moshuar për të cilët fqinjët telefonojnë për të na thënë të japim terapi”, tha për Meta.mk dr. Lilia Çolakova Dervishova, mjeke amë dhe kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo ka alarmuar menjëherë zv.ministrin, i cili nuk ishte njohur me reformën.
Sipas saj, sistemi i vjetër i funksionimit duhet të rikthehet në mënyrë që ata t’u shërbejnë të gjithë pacientëve.