Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është 23 centimetra nën mesatare për muajin shkurt
Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është 693,15 metra mbi nivelin e detit ose 24 centimetra nën mesatare, tregojnë matjet e sotme të kryera nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk. Niveli i sotëm i ujit të liqenit është vetëm gjashtë centimetra mbi minimumin e lejuar. Kushtet e pafavorshme të motit me pak reshje […]


Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është 693,15 metra mbi nivelin e detit ose 24 centimetra nën mesatare, tregojnë matjet e sotme të kryera nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.
Niveli i sotëm i ujit të liqenit është vetëm gjashtë centimetra mbi minimumin e lejuar.
Kushtet e pafavorshme të motit me pak reshje shiu më tej kontribuojnë në mënyrë shtesë në nivelet e ulëta të ujit.
Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, niveli i ujit në liqen u ul me dy centimetra nën lartësinë minimale të lejuar, të vërtetuar në 693.10 metra.
Ndryshimet në nivelin e ujit të liqenit manifestohen më së shumti në brezin e bregdetit, i cili sipas ekspertëve është pjesa më e rëndësishme e ekosistemit liqenor.
Ndryshe, edhe pse liqeni i Ohrit është pasuri e madhe natyrore e kulturore e Maqedonisë së Veriut, përballet me një sërë problemesh të cilat jo vetëm që e rrezikojnë liqenin të përjashtohet nga lista e vendeve të mbrojtura të UNESCO-së por dhe cenojnë ekzistencën e vet liqenit më të vjetër në Evropë. Edhe përkundër reagimit të aktivistëve, vetëdija e përgjithshme qytetare për mbrojtjen e liqenit mbetet e ulët, ndërsa nga ana tjetër, katastrofat ekologjike në këtë liqen neglizhohen edhe nga institucionet relevante.
Komiteti për trashëgimin botërore në UNESKO në sesionin e 45-të që e mbajti në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, vendosi që rajoni i Ohrit të mbetet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në UNESKO. Liqeni i Ohrit e fitoi statusin e Trashëgimisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO në vitin 1979.