Muhamed Elmazi do të udhëheqë me Degën e LD-së në Saraj
Lëvizja Demokratike ka qëndruar sonte në Saraj ku edhe ka zgjedhur kryetarin e kësaj dege, transmeton TV21. Me aktivistët e LD-së në Saraj do të udhëheqë Muhamed Elmazi, i cili The post Muhamed Elmazi do të udhëheqë me Degën e LD-së në Saraj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lëvizja Demokratike ka qëndruar sonte në Saraj ku edhe ka zgjedhur kryetarin e kësaj dege, transmeton TV21.
Me aktivistët e LD-së në Saraj do të udhëheqë Muhamed Elmazi, i cili për momentin bartë post shtetëror, atë të drejtorit ekzekutiv në Nomagas.
“Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.
Saraji është dëshmi e kësaj rritjeje! Me këtë strukturim, bëhet e qartë se Lëvizja Demokratike po ndërton një alternativë të fuqishme, gati për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e LD-së.
The post Muhamed Elmazi do të udhëheqë me Degën e LD-së në Saraj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .