Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat së bashku me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Gjatë konferencës, kryeministri është pyetur për mungesën e bashkëpunimit me opozitën për ecurinë drej rrugës së BE-së. Rama theksoi se nëse nuk ka një dyshe për tango, atëherë ka vetëm një […]

tetor 23, 2024 - 20:00
 0  6
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat së bashku me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Gjatë konferencës, kryeministri është pyetur për mungesën e bashkëpunimit me opozitën për ecurinë drej rrugës së BE-së. Rama theksoi se nëse nuk ka një dyshe për tango, atëherë ka vetëm një muzikë të BE-s.

‘E vërtetë! Por duhen dy për një tango, kështu që nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e BE-së. Është shkruar në mijëra partitura me detyra konkrete, me afate konkrete, me monitorim shumë të imtësishëm dhe patjetër, do ishte shumë mirë që edhe në aspektin që pyetët të ndodhte ashtu por nga ana tjetër ne nuk mund të qëndrojmë në vend dhe të vajtojmë këtë situatë.

Por duhet të vazhdojmë përpara dhe të bëjmë detyrat dhe siç e ulëm Shqipërinë në tryezën e negociatave ta ulim në tryezën e KE si vend anëtar. Kam shumë besim që më herët se sa vonë kur ende do jemi rrugës edhe kjo që ju sollët në vëmendjen që BE krejt normalisht e pretendon nga çdo vend që do të futet në shtëpinë e përbashkët do të ndodhi. Është fillimi i fundit të një historie shumë të gjatë, dhe një histori e re do filloj edhe në këtë aspekt. Do na duhet ca durim’, u shpreh Rama.