Miratimi i buxhetit për vitin 2025/ PD proteston të martën para Kuvendit, zbulohet ora kur do të zhvillohet

PD po përgatitet për një tjetër protestë. Ditën e martë në orën 17:00, PD do të zhvillojë një protestë para Kuvendit, gjatë kohës që në parlament do të miratohet buxheti për vitin 2025. Drejtuesi te degëve janë porositur që të mobilizojnë qytetarët sipas zonës që ata përfaqësojnë për t’iu bashkuar tubimit në kryeqytet. PD e […]

Nëntor 12, 2024 - 23:00
 0  8
Miratimi i buxhetit për vitin 2025/ PD proteston të martën para Kuvendit, zbulohet ora kur do të zhvillohet

PD po përgatitet për një tjetër protestë. Ditën e martë në orën 17:00, PD do të zhvillojë një protestë para Kuvendit, gjatë kohës që në parlament do të miratohet buxheti për vitin 2025.

Drejtuesi te degëve janë porositur që të mobilizojnë qytetarët sipas zonës që ata përfaqësojnë për t’iu bashkuar tubimit në kryeqytet.

PD e cilëson buxhetin e vitit të ardhshëm si anti-qytetar, teksa akuzon mazhorancën për mungest transparence në lidhje se si do të shpërndahen paratë.

“Pershendetje te nderuar, diten e marte date 19 nentor ora 17:00, te gjithe ne proteste para Parlamentit per te kundershtuar miratimin e buxhetit antiqytetar. Ju lutem beni njoftimet ne dege per te siguruar pjesëmarrjen”,-thuhet në mesazhin e dërguar drejtuesve të degëve.