Mungesë e Strategjisë, personelit të kualifikuar, pajisjeve dhe mënyrës adekuate për menaxhim, konstatoi Revizioni te DMSH-ja

Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoninë e Veriut ka konstatuar se në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mungesë të strategjisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, personel të pamjaftueshëm të kualifikuar dhe mënyre joadekuale në menaxhimin me pronat, raporton Portalb.mk.  “Me revizion u konstatua se DMSH-ja përballet me sfida serioze në funksionimin e saj për […]

Jan 15, 2025 - 20:00
 0  4
Mungesë e Strategjisë, personelit të kualifikuar, pajisjeve dhe mënyrës adekuate për menaxhim, konstatoi Revizioni te DMSH-ja
Pajisje kundër zjarrit. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoninë e Veriut ka konstatuar se në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mungesë të strategjisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, personel të pamjaftueshëm të kualifikuar dhe mënyre joadekuale në menaxhimin me pronat, raporton Portalb.mk.

 “Me revizion u konstatua se DMSH-ja përballet me sfida serioze në funksionimin e saj për shkak të mospasjes së strategjisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, mungesë të personelit të kualifikuar dhe menaxhim joadekuat me pronat dhe pajisjet. Kjo krijon rreziqe të konsiderueshme për sigurinë e vendit, veçanërisht në kushte të fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve të tjera, ku reagimi i shpejtë dhe efektiv është me rëndësi të madhe”, konstatoi Enti.

Revizioni është kryer për punën e Drejtorisë në vitin 2023.

“Me revizionin e kryer kemi shprehur mendim jo të favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe për harmonizimin me rregulloren ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

“Pajisje të Drejtorisë që janë vendosur në magazine janë jofunksionale, të papërdorshme dhe teknologjikisht të vjetruara, të papërshtatshme, të patestuara, të paservisuara një periudhë të gjatë kohore dhe me afat të kaluar skadimi”, deklaroi Revizioni, duke theksuar se një pjesë e pajisjeve që janë ndarë nga Ministria për Mbrojtjes në vitin 2005 janë më të vjetra se 40 vjet.

Në raport u theksua edhe nevoja për shtatë pilotë të kualifikuar, por vetëm njëri u punësua. Në vitin 2024 u punësuan për tre muaj edhe dy pilotë pensionistë, atëherë kur Maqedonia e Veriut u përfshi nga zjarret e mëdha.