Bullgaria i ofroi marrëveshje Maqedonisë së Veriut për tunelin hekurudhor tejkufitar
Qeveria bullgare i dërgoi Republikës së Maqedonisë së Veriut projekt-marrëveshje për përgatitje, ndërtim dhe punë në tunelin hekurudhor tejkufitar, që i lidh dy vendet, kumtoi Ministria bullgare e Transportit dhe Lidhjeve, raporton MIA. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të ndërmarrin obligime konkrete dhe të qarta për realizimin e tunelit hekurudhor kufitar. […]
Qeveria bullgare i dërgoi Republikës së Maqedonisë së Veriut projekt-marrëveshje për përgatitje, ndërtim dhe punë në tunelin hekurudhor tejkufitar, që i lidh dy vendet, kumtoi Ministria bullgare e Transportit dhe Lidhjeve, raporton MIA.
Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të ndërmarrin obligime konkrete dhe të qarta për realizimin e tunelit hekurudhor kufitar. Ky është elementi kyç i ndërtimit të Korridorit transportues evropian 8, i cili e lidh Detin e Zi me Detin Adriatik dhe kalon në territoret e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes, do të dakordohen çështjet teknike, financiare, juridike dhe organizative lidhur me ndërtimin e tunelit. Ato duhet të jenë në pajtim me legjislaturën evropiane dhe kombëtare të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.
Sipas propozimit, të dy shtetet do të arrijnë marrëveshje se kush do të përgjigjet për ndërtimin e objektit tejkufitar, për furnizimet publike dhe për kontroll të ndërtimit.
U planifikua që drejtorët e hekurudhës së Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut të formojnë grupe të përbashkëta punuese për përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e tenderit.
Në afat prej tre muajve nga hyrja në fuqi të marrëveshjes, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të përgatisin dhe të dërgojnë deri te Komisioni Evropian dhe institucionet financiare orar të përgjithshëm për realizimin e ndërtimit.
Të dy vendet do të investojnë përpjekje maksimale që të sigurojnë grant-ndihmë për ndërtimin e tunelit dhe infrastrukturën e tij hekurudhore fqinjësore, duke i respektuar kërkesat e BE-së dhe NATO-s lidhur me standardet e Rrjetit transportues transevropian (TEN-T), thuhet në projekt-marrëveshjen.
Pala bullgare, qëndron në kumtesë, është e gatshme sa më shpejtë t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut për tekstet e propozuara, e pastaj të vazhdojë me nënshkrimin e tyre.
Ndryshe, ndërtimi i hekurudhës për Bullgarinë në periudhën e kaluar u vu në pikëpyetje në vitin 2024 pasi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit të vendit, Aleksandar Nikolloski, kundërshtoi haptazi vazhdimin e ndërtimit të seksionit të tretë (Kriva Palanka – Deve Bair), duke akuzuar Bullgarinë se nuk ka një projekt për Korridorin 8. Më 30 dhjetor të vitit 2024, Qeveria e Republikës së Bullgarisë miratoi projekt-marrëveshjen me Republikën e Maqedonisë së Veriut për ndërtimin dhe funksionalizimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar “Deve Bair”.
Deklaratat e tij, përveç Sofjes, morën reagime edhe nga i dërguari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, i cili shprehu shqetësimin se qeveria e re në vend ka humbur interesin për zbatimin e projektit dhe se në vend të këtij korridori, prioritet i jepet Korridorit 10 në Shkup që lidh Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
- LEXO: Qeveria bullgare miratoi projekt-marrëveshjen me RMV-në për ndërtimin e tunelit të përbashkët hekurudhor “Deve Bair”
- LEXO: Shkupi dhe Sofja ranë dakord që tuneli në Deve Bair të ndërtohet nga një kontraktor dhe të rishqyrtohet çmimi i hekurudhës drejt Bullgarisë
- LEXO: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8