MUP’i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se një shtetas shqiptar është arrestuar sonte në pikën kufitare në Merdare. Siç raporton mediumi ‘Kossev’, atij i është gjetur një flamur me mbishkrimin e UÇK-së. Personi i arrestuar është L.D, i lindur në vitin 1992. Nga raportimi kuptohet se arsyeja e vetme është flamuri i kuq me

dhjetor 5, 2025 - 00:30
 0
MUP’i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së
MUP’i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

MUP’i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se një shtetas shqiptar është arrestuar sonte në pikën kufitare në Merdare.

Siç raporton mediumi ‘Kossev’, atij i është gjetur një flamur me mbishkrimin e UÇK-së.

Personi i arrestuar është L.D, i lindur në vitin 1992.

Nga raportimi kuptohet se arsyeja e vetme është flamuri i kuq me emrin e UÇK-së.

Ky arrestim është bërë mbi akuzën për gjoja “Nxitje të Urrejtjes dhe Intolerancës Kombëtare, Racore dhe Fetare”.