Murtezani: Hapat e reformave me afat deri në dhjetor tashmë janë në vlerësim në KE, ato me afat deri në qershor ndiqen në bazë ditore

Të gjitha hapat e reformave nga Agjenda e Reformave e Qeverisë 2024-2027, që kanë të bëjnë me Planin e rritjes së Komisionit Evropian, me afat përfundimtar dhjetor janë dërguar në Komision dhe ai ka afat prej 90 ditë pune të konfirmojë nëse reformat janë zbatuar me sukses, përderisa të gjitha hapat e reformave me afat […]

Prill 23, 2025 - 22:00
 0  6
Murtezani: Hapat e reformave me afat deri në dhjetor tashmë janë në vlerësim në KE, ato me afat deri në qershor ndiqen në bazë ditore

Të gjitha hapat e reformave nga Agjenda e Reformave e Qeverisë 2024-2027, që kanë të bëjnë me Planin e rritjes së Komisionit Evropian, me afat përfundimtar dhjetor janë dërguar në Komision dhe ai ka afat prej 90 ditë pune të konfirmojë nëse reformat janë zbatuar me sukses, përderisa të gjitha hapat e reformave me afat qershori i vitit 2025 ndiqen dhe koordinohen në bazë ditore, deklaroi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, pas hapjes së Tryezës së rrumbullakët për sfidat dhe përfitimet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

I gjithë ky proces, theksoi Murtezani, jo vetëm për ne dhe për Komisionin Evropian është i ri dhe fillimisht po mësohet. “Për të gjitha hapat e reformave të cilat nuk do të përfundojnë në kohë, ka periudhë prej 12 muajve grejs periudhë pikërisht për këtë arsye”, theksoi Murtezani.

I pyetur cili segment i Agjendës së Reformave përfaqëson sfidë për përmbushje në afatin e caktuar, Murtezani, tha se për momentin nuk ka indikacione të sakta ku mund të ketë vonesa, por se dinamika për ligje të caktuara mund të përshpejtohet.

“Për të gjitha hapat e reformave me afat deri në qershor 2025, dje kam pasur një seancë tematike në Qeveri dhe unë si ministër dhe Ministria e Çështjeve Evropiane po e monitorojmë dhe e koordinojmë atë në baza ditore. Për momentin nuk ka të dhëna të sakta se kur do të përfundojë, por dinamika e ligjeve të caktuara mund të përshpejtohet edhe më shumë për të përmbushur afatet e parapara”, theksoi Murtezani.

I pyetur cilët janë ato ligje dhe a bëhet fjalë për ligjet në lidhje me reforma në gjyqësor, Murtezani, tha se nuk bëhet fjalë për vonesa, por se është e nevojshme më shumë kohë për vetë proceset.

“Në frymën e bisedimeve të djeshme në Kuvend, reformat atje kërkojnë konsensus më të madh shoqëror, ndërsa kjo nënkupton kohë më të madhe që të harmonizohen. Kjo nuk nënkupton se ka vonesa për shkak të koordinimit të pamjaftueshëm, por se ato procese sipas natyrës absorbojnë më shumë kohë”, deklaroi Murtezani.

Tryeza e rrumbullakët që sot u mbajt në Qeveri, theksoi Murtezani, organizohet në drejtim të prezantimit të Agjendës së Reformave para sektorit joqeveritar.

“Në këtë mënyrë po ndërtojmë partneritete me sektorin joqeveritar në procesin e zbatimit të Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave dhe me publikun, sepse besojmë se përfitimet që shteti dhe qytetarët tanë kanë drejtpërdrejt nga Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes nuk shpjegohen sa duhet dhe nuk janë mjaft të qarta për qytetarët, prandaj kjo mënyrë e ndërtimit të sektorit joqeveritar do të vazhdojë në të ardhmen”, deklaroi Murtezani.

Ai, gjithashtu, theksoi se mbetet plotësisht i hapur dhe i përkushtuar për çfarëdo lloj bashkëpunimi i cili do të nënkuptojë informim më të madh dhe përfitim më të madh për qytetarët.