Musliu ironizon VV-në: Sot jeni ju në pushtet, rotacioni politik është gjithmonë i mundshëm
Anëtarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke u thënë se pushteti është i përkohshëm, ndërsa rotacioni politik gjithmonë është i mundshëm. “Shumë faleminderit i nderuar kryesues. Vetëm një gjë mos harroni: se pushteti është i përkohshëm, rotacioni politik është


Anëtarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke u thënë se pushteti është i përkohshëm, ndërsa rotacioni politik gjithmonë është i mundshëm.
“Shumë faleminderit i nderuar kryesues. Vetëm një gjë mos harroni: se pushteti është i përkohshëm, rotacioni politik është gjithmonë i mundshëm. Dhe ne këtu, në këtë vend, në këtë komision, jemi për me ruajtur integritetin e Kuvendit, jo për me e poshtëruar edhe me e nënshtruar Kuvendin në këtë aspekt. Dhe, më falni pak ju lutem… avash, avash… merrni frymë edhe falni, mos u bëni…Dhe këtu ne duhet me ruajtur integritetin e Kuvendit. Sot jeni ju në pushtet, nesër vijmë ne në pushtet. Ku me di… ndoshta po. Prandaj, sepse kështu e kemi logjikën, jo me menduar që jeni me shprehjen e komunizmit edhe me u mbajtë të njëjtë. Ju jeni sot, ne mund të jemi nesër, ose me thënë më troç, ne kemi qenë dje. Prandaj, këtu është Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet me pasë parasysh çfarë përfaqësoni”, tha Musliu
Por, kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci e kundërshtoi Musliun duke i thënë se nuk iu mohua asnjëherë e drejta për të folur.
“E nderuara Musliu, e nderuara Musliu, komisionere. Së pari, duhet t’i përgjigjem deputetes Musliu që tha ‘sot jeni, nesër nuk jeni’. Nuk ta mohoi askush fjalën… më lejo tash, më lejo tash! Nuk ta mohoj në këtë komision që udhëheqi unë, nuk ta mohoj askush fjalën”, tha Bajqinovci./EO
