Nata e ndërrimit të motmoteve, Iseni në terren me nëpunësit policorë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Iseni në terren me nëpunësit policorë në Vendkalimin kufitar Bllacë dhe Njësinë e Punëve të Brendshme Çair Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni, në The post Nata e ndërrimit të motmoteve, Iseni në terren me nëpunësit policorë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 1, 2026 - 16:30
 0
Nata e ndërrimit të motmoteve, Iseni në terren me nëpunësit policorë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Iseni në terren me nëpunësit policorë në Vendkalimin kufitar Bllacë dhe Njësinë e Punëve të Brendshme Çair

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni, në ditën e parë të punës së Vitit të Ri, zhvilloi një vizitë pune te nëpunësit policorë të angazhuar në Vendkalimin kufitar Bllacë dhe Njësinë e Punëve të Brendshme Çair.

Gjatë vizitës, zëvendësministri u informua në detaje rreth situatës aktuale të sigurisë, funksionimit të pikës së kalimit kufitar, fluksit të udhëtarëve gjatë periudhës së festave, si dhe organizimit dhe rrjedhës së festës së Vitit të Ri në zonën e qytetit të Shkupit.

Në bisedë me nëpunësit policorë, u konfirmua edhe një herë përkushtimi i tyre i lartë profesional dhe përgjegjësia në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, me një qëllim të qartë – garantimin e rendit, qetësisë dhe sigurisë për qytetarët në të gjithë vendin. Edhe pse për shumicën e qytetarëve festat janë një kohë për tubime familjare dhe festime me të dashurit, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme qëndrojnë në vendet e tyre të punës edhe gjatë festave, duke u kujdesur për sigurinë dhe rendin publik.

Qëllimi i vizitës ishte, përveç aspektit të punës, të ndante disa momente festive me nëpunësit policorë në detyrë, si simbol i bashkimit dhe përkatësisë në një familje të madhe policore, si dhe të shprehte mirënjohje ndaj tyre për angazhimin, sakrificën dhe profesionalizmin e tyre.

Zëvendësministri Iseni i inkurajoi ata që të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre zyrtare me përkushtim dhe përgjegjësi, duke theksuar se në Vitin e Ri 2026, Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me qytetarët, do të vazhdojë të punojë për të krijuar një të ardhme më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të mirë për vendin. Gazeta Flaka

The post Nata e ndërrimit të motmoteve, Iseni në terren me nëpunësit policorë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .