Ndalohet 54-vjeçari i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje në Istog, prokuroria do të kërkojë paraburgimin e tij
Një 54-vjeçar është ndaluar nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur, 13 vjeçe, në një motel në Istog. Atë e kapi në flagrancë Policia e Kosovës, ndërsa në vendngjarje ka dalë prokurorja dhe mbrojtësi i viktimave. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se do të parashtrojnë kërkesën për caktimin e


Një 54-vjeçar është ndaluar nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur, 13 vjeçe, në një motel në Istog.
Atë e kapi në flagrancë Policia e Kosovës, ndërsa në vendngjarje ka dalë prokurorja dhe mbrojtësi i viktimave.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se do të parashtrojnë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
“Është ndaluar një person me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Policia e Kosovës e ka kapur në flagrancë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurorja e shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe institucionet tjera relevante”.
