Ndërhyrje me kosto: Mexhiti dhe Kasami në fushatën e Shqipërisë

Analiza që sjell Flaka Media tregon një fenomen gjithnjë e më të dukshëm në rajon: politizimi ndërkufitar në hapësirën shqiptare dhe ballkanike, ku liderët e partive politike ndërhyjnë ose pozicionohen The post Ndërhyrje me kosto: Mexhiti dhe Kasami në fushatën e Shqipërisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 12, 2025 - 21:00
 0  4
Ndërhyrje me kosto: Mexhiti dhe Kasami në fushatën e Shqipërisë

Analiza që sjell Flaka Media tregon një fenomen gjithnjë e më të dukshëm në rajon: politizimi ndërkufitar në hapësirën shqiptare dhe ballkanike, ku liderët e partive politike ndërhyjnë ose pozicionohen hapur në proceset elektorale të vendeve fqinje. Rasti i Bilall Kasamit, përkrahja e tij për Jorida Tabakun dhe PD-në, janë ilustrime të qarta të kësaj prirjeje. Por përballë një rezultati të dobët të opozitës në Shqipëri, këto lëvizje marrin pamjen e basteve politike të humbura.

Pak ditë para zgjedhjeve, Izet Mexhiti zhvilloi një takim në kabinetin e tij në Shkup me drejtuesit e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endrit Shabani dhe Panajot Soko. Ndërsa Bilall Kasami vizitoi Tiranën dhe mbështeti publikisht kandidaten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun, duke i dhënë një karakter të qartë ndërpartiak vizitës së tij. Në sipërfaqe, këto veprime mund të perceptohen si shprehje solidariteti kombëtar ndërshqiptar, por në praktikë u lexuan si ndërhyrje politike në procesin zgjedhor të një vendi tjetër sovran.

Rezultati i zgjedhjeve e vendosi në pikëpyetje efektivitetin e këtyre lëvizjeve. Partia Socialiste e Edi Ramës po fiton bindshëm, ndërsa opozita shqiptare, e mbështetur në mënyrë simbolike nga Kasami dhe Mexhiti, pësoi një tjetër humbje të rëndë.

“Nisma Shqipëria Bëhet” – pavarësisht mbështetjes – për momentin fitoi për një apo dy mandate, kurse PD-ja dhe Sali Berisha rrotullohen rreth mandatit 51. Në këtë kuptim, afrimi i dy liderëve nga Maqedonia e Veriut me opozitën shqiptare u perceptua si bast politik i dështuar, që vë në dyshim gjykimin strategjik të tyre.

Këto dy takimi të realizuara njëra në Shkup dhe tjetra në Tiranë, implikuan në një formë ndërhyrjen e VLEN-it në zgjedhjet e Shqipërisë, ku Edi Rama dhe Partia Socialiste, me gjasë po mbrojnë rezultatin e para katër viteve dhe po shënojnë mandate plotësuese.

Në të njëjtën frymë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski (VMRO), gjithashtu është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë rrjet opozitar rajonal, duke zhvilluar takime me Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët tashmë janë të izoluar politikisht dhe ligjërisht në Shqipëri.

Solidaritet kombëtar apo instrumentalizim politik?

Ka një dallim të rëndësishëm mes bashkëpunimit politik ndërshqiptar në funksion të interesit kombëtar dhe instrumentalizimit të këtij bashkëpunimi për qëllime të ngushta elektorale. Në këtë rast, ndërhyrjet e Mexhitit dhe Kasamit, përkundër synimeve të tyre, kanë përfunduar si akte të dëmshme për legjitimitetin e tyre politik, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në sytë e një pjese të opinionit në Maqedoninë e Veriut.

Në vend që të krijonin sinergji dhe të bashkonin spektrin politik shqiptar në rajon, këto ndërhyrje krijuan përshtypjen e ndërhyrjes selektive dhe të politizuar, e cila sfidon normat e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve fqinje dhe i ekspozon këta liderë ndaj kritikave të brendshme dhe të jashtme.

Nevoja për maturi politike

Rasti i Mexhitit dhe Kasamit tregon se aktivizmi politik ndërkufitar shqiptar duhet të jetë i matur, gjithëpërfshirës dhe i motivuar nga interesat e përbashkëta afatgjata, jo nga kalkulime të përkohshme elektorale. Përndryshe, ai kthehet në një boomerang politik, ku humbja nuk është vetëm për kandidatët e mbështetur, por edhe për vetë ata që investuan në këtë përkrahje.

Në një rajon të ndjeshëm si Ballkani, ku kufijtë ndarës janë të brishtë dhe identitetet ndërlikohen, çdo hap i gabuar politik ka pasoja përtej kutive të votimit. Nisur edhe nga flirti politik i kryeministrit Mickovski me Berishën e Ramën, kjo qasje mund të ndikojë në të ardhmen edhe në raportet ndërshtetërore mes dy vendeve fqinje. Flaka Media

Lexo edhe: A e gaboi bastin politik Bilall Kasami me Partinë Demokratike të Sali Berishës?

Mickovskit i humbin aleatët në Shqipëri. Edhe VLEN kishte afrim me PD-në e Sali Berishës! 

The post Ndërhyrje me kosto: Mexhiti dhe Kasami në fushatën e Shqipërisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .