Ndërroi jetë ish-funksionari nga radhët e BDI-së Tahir Hani

Në moshën 63-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë ish-funksionari dhe ish-deputeti i BDI-së, Tahir Hani, transmeton Portalb.mk. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur BDI në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë shoku […]

Nëntor 8, 2024 - 11:00
 0  5
Ndërroi jetë ish-funksionari nga radhët e BDI-së Tahir Hani
Tahir Hani dhe Ali Ahmeti. Foto nga faqja e BDI-së në Facebook

Në moshën 63-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë ish-funksionari dhe ish-deputeti i BDI-së, Tahir Hani, transmeton Portalb.mk.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur BDI në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook.

“Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë shoku jonë Tahir Hani. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datën 08.11.2024 në ora 15:00 në fshatin Veleshtë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Tahir Hani ka qenë deputet në periudhën 2006-2011. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve. Në vitin 2013 u bë Ministër i Vetëqeverisjes Lokale. Më pas vazhdoi me aktivitete të tjera në politikë dhe në fund ishte zëvendëssekretar i Qeverisë.