Arrestohen tre shtetas të Turqisë që po studionin në Maqedoni, dyshohen për grabitje

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar tre shtetas të Turqisë me vendbanim të përkohshëm në vendin tonë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë grabitur një taksist, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ndaj tre shtetasve të Turqisë tashmë është parashtruar kallëzim penal. “Me datë 04.05.2025, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar […]

maj 5, 2025 - 21:00
 0  5
Arrestohen tre shtetas të Turqisë që po studionin në Maqedoni, dyshohen për grabitje

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar tre shtetas të Turqisë me vendbanim të përkohshëm në vendin tonë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë grabitur një taksist, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ndaj tre shtetasve të Turqisë tashmë është parashtruar kallëzim penal.

“Me datë 04.05.2025, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria O.A.B. (19), K.I. (19) dhe E.H.B. (20), të tre nga Republika e Turqisë – studentë me vendbanim të përkohshëm të rregulluar në Republikën e Maqedonisë, për kryerjen e veprës penale “grabitje”. Më datë 03.05.2025 në ora 23.40 në SPB-Shkup I.R.K. (54) nga Shkupi ka raportuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, teksa ishte duke kryer detyrën si taksist në një automjet me shenja taksie, tre persona të cilët i transportonte e kanë sulmuar fizikisht, dhe njëri prej tyre ia ka marrë celularin dhe më pas janë larguar”, thuhet në raportin e MPB-së, ku shtohet se pas kapjeve të personave në fjalë, telefoni i është kthyer pronarit.