Mickoski: Javën e ardhshme do të kemi takim përfundimtar me Taravarin, Qeveria stabile

Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se Qeveria është stabile, ka shumicë të madhe dhe është e fokusuar në agjendën reformuese dhe realizimin e projekteve. Ai paralajmëroi se javën e ardhshme pritet që ketë takim përfundimtar me ministrin e Shëndetësisë Arben taravari, në të cilin do të përmblidhet gjithçka që është bërë, njofton Portalb.mk. “Mendoj se […]

maj 11, 2025 - 20:00
 0  6
Mickoski: Javën e ardhshme do të kemi takim përfundimtar me Taravarin, Qeveria stabile
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari/ Foto: Nga facebook-u i kryeministrit

Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se Qeveria është stabile, ka shumicë të madhe dhe është e fokusuar në agjendën reformuese dhe realizimin e projekteve. Ai paralajmëroi se javën e ardhshme pritet që ketë takim përfundimtar me ministrin e Shëndetësisë Arben taravari, në të cilin do të përmblidhet gjithçka që është bërë, njofton Portalb.mk.

“Mendoj se zotëri Taravari dhe disa të tjerë rreth tij kanë vendosur të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë mundem vetëm t’i dëshiroj fat dhe shpresoj se do të kemi një takim përfundimtar gjatë javës së ardhshme, në të cilin do të përmbledhim gjithë ajo që është bërë. Jas mundem t’i dëshiroj para së gjithash shëndet të mirë, kjo është ajo që për të gjithë neve është më e rëndësishme”, deklaroi Mickoski në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës në Komunën e Gazi Babës.

Ai tha se bëhet fjalë për vendim të Taravarit që t’i kthehet Ali Ahmetit, por nuk është vendim i anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët dhe një pjese të madhe të njerëzve të cilët janë pjesë e Qeverisë.

“Mund të them se më së paku prisja është që të në përqafimet e Ali Ahmetit dhe të tjerëve, por ky megjithatë është vendim i tij. Jam i bindur se ky është vendim i pakicës prej tyre, nuk është vendim i anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët dhe të një pjese të madhe të njerëzve të cilët janë pjesë e kësaj Qeverie. Ishte e ndershme dhe e virtytshme nga ana e tij që vetë ta bënte, të mos e tërhiqte Qeverinë për hunde dhe qytetarët, por ngadalë dhe sigurt po bëhet e qartë se ai po kthehet prap në përqafimin e e atyre të cilët më shumë se dy dekada e shkatërruan, kriminalizuan, e vodhën dhe e gjunjëzuan Maqedoninë”, tha Mickoski.

Në pyetjen se nëse bisedon me parti të tjera për hyrje në Qeveri, Mickoski përsëriti se Qeveria është stabile dhe ka shumicë të fuqishme në Parlament.

Më 5 maj, Mickoski dhe Taravari realizuan takim, i cili u caktua pas trazirave në Koalicionin “Vlen” dhe pohimeve për bashkëpunim të Taravarit me BDI-në. Siç brifuanatëherë nga pres-shërbimi qeveritar, takimi ka kaluar në frymë konstruktive, ndërsa gjatë muajit do të kuptohet ardhmëria për funksionimin e ASH-së.

Ndryshe, koalicioni shqiptar në qeveri VLEN pësoi përçarje. ASH-ja e Taravarit vendosi që në zgjedhjet lokale, të planifikuara për në fund të vitit 2025, të garojë me lista të veçanta. Pas këtij vendimi krerët e VLEN-it, konstatuan se Taravari, me këtë veprim e ka vetëpërjashtuar veten nga koalicioni.

Tani për tani, pikëpyetje mbetet fati i dy subjekteve politike për qëndrim më tej në qeveri. Muajin e fundit në disa paraqitje Mexhiti dhe Kasami ia kanë treguar derën e daljes nga qeveria ASH-së, por kjo e fundit thotë se gjithçka varet nga vendimi i Mickoskit.

Koalicioni VLEN përbëhej nga Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit). Ky koalicion garoi bashkë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në maj 2024, ku morën 14 deputetë dhe janë pjesë e Qeverisë.