Ndriçohet godina e Qeverisë për nder të muajit rozë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se për nder të muajit rozë, të tetorit është ndriquar godina e Qeverisë. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga viti i kaluar deri më tani janë realizuar 180 ekzaminime të mamografisë në komunat veriore të vendit. “Për tetorin rozë, për rritjen e vëmendjes dhe
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se për nder të muajit rozë, të tetorit është ndriquar godina e Qeverisë.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga viti i kaluar deri më tani janë realizuar 180 ekzaminime të mamografisë në komunat veriore të vendit.
“Për tetorin rozë, për rritjen e vëmendjes dhe vetëdijes për zbulimin sa më të hershëm të kancerit të gjirit, sonte ndriçuam godinën e Qeverisë. Shërbimi i mamografisë, si masë parandaluese dhe diagnostikuese, është falas për të gjithë qytetarët e Republikës. Për herë të parë, vjet kemi zgjeruar qasjen në shërbimet e mamografisë mobile edhe në komunat veriore të vendit, ku për vetëm tri ditë janë realizuar 180 ekzaminime. Investimet e realizuara në Klinikën e Onkologjisë dhe blerja e dy akseleratorëve të rinj, përfshirë sistemin më të avancuar C-RAD, po ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e trajtimit”, shkroi Kurti.
Kurti tha se në QKUK bëhet falas rikonstruktimi i gjirit për gratë që e kanë mposhtur kancerin e gjirit.
“Në QKUK për herë të parë mund të bëhet falas rikonstruktimi i gjirit për gratë që e kanë mposhtur kancerin e gjirit. Përkushtimi ynë është i përditshëm, që të sigurojmë qasje sa më të lehtë dhe të barabartë në shërbimet shëndetësore, për zbulimin e hershëm dhe për trajtimin e kancerit të gjirit. Në solidaritet me të gjitha gratë që po luftojnë me vendosmëri për jetën, ritheksojmë se luftën do ta bëjmë bashkërisht. Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!”, shkroi ai.