Zgjedhjet në Shqipëri – Ali Ahmeti: Dëshmi e pjekurisë demokratike

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për mënyrën dinjitoze dhe demokratike me të cilën u zhvilluan zgjedhjet e fundit. Ai theksoi se The post Zgjedhjet në Shqipëri – Ali Ahmeti: Dëshmi e pjekurisë demokratike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 12, 2025 - 15:00
 0  3
Zgjedhjet në Shqipëri – Ali Ahmeti: Dëshmi e pjekurisë demokratike

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për mënyrën dinjitoze dhe demokratike me të cilën u zhvilluan zgjedhjet e fundit. Ai theksoi se vendi ka kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, transmeton Flaka

“Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë demokratike që i bën nder jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit”, tha Ahmeti.

Ai shprehu urimin që edhe procesi i numërimit të përmbyllet me profesionalizëm dhe transparencë, në përputhje me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve.

“Shqipëria dhe qytetarët e saj po tregojnë se janë të përgatitur për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe për të përballuar me përgjegjësi sfidat që sjell kjo rrugë”, theksoi lideri i BDI-së. Flaka Media

The post Zgjedhjet në Shqipëri – Ali Ahmeti: Dëshmi e pjekurisë demokratike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .