Në darkë 5 ditë pas sul*mit në Ibër -Lepenc, publikohet fotografia e Kurtit, Vuçiqit dhe liderëve tjerë të Ballkanit me krerët e BE

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, kështu ka thënë Antonio Costa, presidenti i ri i Këshillit Evropian. Costa sonte ka pritur në një darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Nga aty, Costa dha mesazhin ambicioz të cilin e përcolli edhe me një fotografi të përbashkët. Në

dhjetor 4, 2024 - 01:00
 0  7
Në darkë 5 ditë pas sul*mit në Ibër -Lepenc, publikohet fotografia e Kurtit, Vuçiqit dhe liderëve tjerë të Ballkanit me krerët e BE
ne-darke-5-dite-pas-sul*mit-ne-iber-lepenc,-publikohet-fotografia-e-kurtit,-vuciqit-dhe-lidereve-tjere-te-ballkanit-me-kreret-e-be

ne-darke-5-dite-pas-sul*mit-ne-iber-lepenc,-publikohet-fotografia-e-kurtit,-vuciqit-dhe-lidereve-tjere-te-ballkanit-me-kreret-e-be

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, kështu ka thënë Antonio Costa, presidenti i ri i Këshillit Evropian.

Costa sonte ka pritur në një darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Nga aty, Costa dha mesazhin ambicioz të cilin e përcolli edhe me një fotografi të përbashkët.

Në të njëjtën fotografi gjendet Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq – vetëm pesë ditë pas sulmit në Ibër-Lepenc për të cilin Kurti ka thënë se është kryer nga profesionistë të dirigjuar nga Serbia.

Ky sulm nuk është përmendur nga Antonio Costa në njoftimin e tij, përpos mesazhit për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Le të punojmë për ta realizuar. Ky është mesazhi që kam dhënë, së bashku me Kaja Kallas dhe Kos Marta në darkën e sotme me liderët e #Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në “X”.