Në Gjykatën e Tetovës e kishin raportuar si të vdekur, me qëllim që t’i merret prona

Një 80 vjeçar në Policinë e Maqedonisë së Veriut e ka raportuar një rast gjyqësor që ka ndodhur para 7 vjetëve, ku me dokumente ishte “dëshmuar” që ai ka ndërruar jetë, ndërsa pronat e tij i kishin kaluar një personi tjetër, transmeton Portalb.mk. “80 vjeçari raportoi se në vitin 2017, pa prezencën e tij në […]

tetor 25, 2024 - 21:00
 0  4
Në Gjykatën e Tetovës e kishin raportuar si të vdekur, me qëllim që t’i merret prona
kadastër, sportel, shërbime, administratë, administratë shtetërore

Një 80 vjeçar në Policinë e Maqedonisë së Veriut e ka raportuar një rast gjyqësor që ka ndodhur para 7 vjetëve, ku me dokumente ishte “dëshmuar” që ai ka ndërruar jetë, ndërsa pronat e tij i kishin kaluar një personi tjetër, transmeton Portalb.mk.

“80 vjeçari raportoi se në vitin 2017, pa prezencën e tij në Gjykatën Themelore në Tetove ishte miratuar aktgjykim me dëshmi dhe fakte të falsifikuara. Sipas tij, në gjyq ishte dorëzuar dëshmi të rrejshme se ai është i vdekur”, sqaroi Policia.

Raportohet se në këtë proces gjyqësor, avokati kishte marrë autorizim të rrejshëm se është përfaqësues i tij dhe i vajzës së tij. Prona e tij pastaj ishte bartur te N.Sh., i cili është nga i njëjti fshat me 80 vjeçarin.