Takimi i Komisionit për çështje historike në atmosferë konstruktive, takimi i ardhshëm deri në fund të vitit në Sofje, vlerësoi Gjorgjiev
Takimi i Komisionit të përbashkët multidisiplinor ekspert për çështje historike dhe arsimore, që sot dhe dje janë mbajtur në Shkup, ka kaluar në frymë pozitive dhe atmosferë konstruktive me diskutim dinamik dhe të hapur për çështjet nga sfera e punës së Komisionit, kumtuan nga Komisioni për çështje historike me Bullgarinë, raporton MIA. “Në takimin u […]
Takimi i Komisionit të përbashkët multidisiplinor ekspert për çështje historike dhe arsimore, që sot dhe dje janë mbajtur në Shkup, ka kaluar në frymë pozitive dhe atmosferë konstruktive me diskutim dinamik dhe të hapur për çështjet nga sfera e punës së Komisionit, kumtuan nga Komisioni për çështje historike me Bullgarinë, raporton MIA.
“Në takimin u diskutua për parimet për punë, si dhe për çështje protokolare dhe proceduralo-teknike për punën e Komisionit. Komisioni ka punuar edhe në harmonizimin e Procesverbaleve nga takimet paraprake, ndërsa u bë fjalë edhe për rekomandimet për librat maqedonase të klasës së 7-të”, thuhet në kumtesën e kryetarit të Komisionit, prof.dr. Vanço Gjorgjiev.
Takimi i ardhshëm i Komisionit do të mbahet deri nga fundi i vitit në Sofje.
Dje (24 tetor) dhe sot në Shkup u mbajtën mbledhjet e Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këto janë takimet e para me përbërje të re të ekipit nga pala maqedonase me kolegët e tyre nga pala bullgare. Kujtojmë se ish anëtarët e Komisionit Historik akuzuan se puna e tyre është keqpërdorur për qëllime partiake, duke drejtuar gishtin drejt kryeministrit dhe ministrave. Ata kërkuan që në përbërje të Komisionit të përfshihen edhe ekspertë të huaj të UNESCO-s, Këshillit të Evropës apo OSBE-së
Komisioni deri më tani ka miratuar rekomandime për shënimin e përbashkët të pesë figurave historike – vëllezërve Kirili dhe Metodi, Sh. Naumi i Ohrit, Sh. Klimenti i Ohrit dhe Mbreti Samoil dhe nga pesë rekomandime për ndryshime në tekstet e historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe për klasën e pestë në Bullgari.